Roja i Parkut Pablo Silva (Rodrigo De la Serna) e rindërton jetën e tij në destinacionin e ri, një vend i harruar dhe problematik që vetëm disa duan ta vizitojnë, Parku Pereyra Iraola. Shkurtimisht, nën qetësisë së dukshme, ai zbulon jë grup gjuetarësh të paligjshëm. Insitikti i tij prej gjuetari do ta vej atë në lëvizje. Ai do mund të fshihet prej të gjithëve, përveç vetes së tij.
Carlos është një biznesmen, i cili merr njëkërkesë për të ndërmjetësuar në emër të një inxhinieri amerikan në industrinë e naftës i cili është rrëmbyer.
Kur zbulon kartëvizitën e një planifikuese dasmash, Aleksia menjëherë i thotë, "PO" Karlosit pa e ditur se ajo i përket vajzës me të cilën e ka tradhtuar. Dhëndri tani është bllokuar midis nuses dhe të dashurës së tij, e cila është përgjegjëse për martesën e tij të padëshiruar.
Gjatë luftës me kancerin, duke u përballur me të vërtetën e hidhur por të pashmangshme, Maria sigurohet të lërë pas një varg këshillash për djalin e saj 3-vjeçar, si dhe një sërë kujtimesh për këdo që pati fatin ta njohë shpirtin e saj të guximshëm e humoristik.
Një hajdut futet në një makinë të specializuar me një sistem të posaçëm sigurie që e mban të bllokuar brenda, me qëllim që askush të mos mund ta dëgjojë duke kërkuar ndihmë.
NDALOHET SHIKIMI I FILMIT PËR SHIKUES NËN MOSHEN 18 VJEÇARE! FILMI KA SKENA TË FORTA DHE NUDITET!
Një grup grash nisin një udhëtim erotik, poliamorus, për t'u çliruar nga mentaliteti patriarkal. Në të njëjtën kohë, njëra prej tyre planifikon të bëjë një film pornografik.
Renato, një drejtues i aviacionit meksikan, është tronditur kur mësoi se ka një gjysmë-vëlla amerikan për të cilin nuk dinte, Asherin me shpirt të lirë. Ata janë të detyruar të bëjnë një udhëtim rrugor së bashku, për të mësuar rrugën që babai i tyre ndoqi nga Meksika për në SHBA.
Një çift së bashku me djalin e tyre 9-vjeçar, shpërngulen në një shtëpi të re pa e ditur që vendasit e quajnë atë "shtëpia e zërave". Djali i tyre, Eriku, është i pari që fillon të dëgjojë zhurmat e çuditshme në çdo vend të shtëpisë.
Mamaja e Blankës e ndalon atë të ngasë biçikletën e saj BMX pasi babai i saj vdes në një aksident. Kështu që, pasi lexoi për një garë që do të mbahet së shpejti, ajo përpiqet të rregjistrohet në të pa dijeninë e së ëmës. Problemi i vetëm? Një prind duhet ta identifikojë atë.
Një studente e re psikologjie, është tërhequr në botën e errët dhe të frikshme të një Aplikacioni diabolik dhe misterioz, që fillon ta terrorizojë, duke shpërndarë fotografi kompromentuese, videot dhe mesazhet e saj, duke u futur gjithnjë e më thellë në jetën e saj personale, si dhe duke ekspozuar në mënyrë të përsosur sekretet e saj më të thella.
Ky film bazohet në histori të vërtetë. Në vitin 1990, 49 të burgosur politik u arratisën me anë të një tuneli i cili iu desh 18 muaj për ta hapur duke gërmuar.
Kur detektivja Salazar përpiqet të zgjidh një çështje që ka përndjekur për vite me radhë qytetin dhe familjen e saj, ajo zbulon të fshehta të errëta që vënë në rrezik njerëzit pranë saj.
Një epidemi misterioze përhapet në të gjithë planetin: njerëzimi zhvillon një frikë irracionale nga hapësirat e hapura që shkakton vdekjen brenda sekondave. Së shpejti, e gjithë popullsia e globit gjendet e bllokuar brenda ndërtesave. Ndërsa Barcelona përfshihet nga kaosi, Mark niset nga një përpjekje për të gjetur Hulian, të dashurën e tij të humbur.
Dështakët Heroikë : Në kohën e "Corralitosit" të famshëm Argjentinas, komshinjtë e një qyteti të vogël bëjnë një plan për të marrë mbrapsht paratë e humbura, pasi mësojnë se i ka vjedhur një avokat i famshëm me ndihmën e drejtorit të bankës së tyre.
Pas një aksidenti që trondit jetën familjare të saj, Ema një balerinë rreggaeton-i, niset në një odise në çlirim të vetvetes.
Një dramë e ndezur rreth artit, dëshirës dhe familjes në kohën moderne...
Një burrë në lirim me kusht fillon një rrugë të përgjakshme hakmarrje kur vajza e tij e vogël vdes nga një përplasje me makine pas festimit të Kungimit të saj të Parë.