Pas një takimi rastësor me shoqen e fëmijërisë së të bijës, Hulieta, një grua me zemër të thyer vendos të përballet me jetën e saj dhe ngjarjet më të rëndësishme për vajzën e saj që nuk e ka takuar prej 13 vitesh.
Inspektoria Amaia Salazar kthehet ne luginën e Baztanit për një çështje të re. Kësaj here as njerëzit e saj më të dashur nuk do jenë të sigurtë, pasi problemet mendore të nënës së saj do i vënë në rrezik.
Një detektiv kthehet në punë dhe po ashtu një vrasës i vjetër serial i cili i vret viktimat e tij në bazë të një renditje numërore. Cili është ai dhe si do të zgjidhet ky mister shumëvjeçar?
E detyruar të jetojë me një trafikant droge për nëntë vjet, Sarai shpëton nga banesa e tij duke u fshehur në makinën e Viktorit, një vrasës i pashëm dhe vdekjeprurës. Pasi zbulon se kush është, Viktori vendos të rrezikojë gjithçka për të mbrojtur bukuroshen Sarai.
Një notere mundohet të shfrytëzojë punën e saj për të bindur çiftet në prag divorci që të qëndrojnë së bashku teksa në jetën e saj si një besimtare e devotshme kristiane shfaq probleme në të mbeturit shtatzëne.
Një burg vertikal me një qeli për nivel. Dy persona për qeli. Një platformë ushqimore e vetme dhe dy minuta në ditë për t'u ushqyer nga lart poshtë. Një makth i pafund i bllokuar në Gropë.
Për të konstatuar situatën aktuale, një oficer i supozuar mjekësor dhe një ekip i GEO hyjnë brenda në ndërtesën e banuar dhe fatkeqe, tashmë të karantinuar.
Adoleshentja nga Hondurasi Sajra ribashkohet me të atin për të tentuar realizimin e ëndrrës për të shkuar në SHBA. Shkuarja në Meksikë është hapi i parë i këtij udhëtimi, pasi ajo njihet me një djalë i cili po arratiset prej një të shkuare aspak të mirë.
Dy të panjohur kanë një takim të parë të zjarrtë dhe do të takohen çdo të enjte.
Shpejt kuptojnë se tërheqja nuk është thjesht fizike, por marrëdhënia njerëzore është më e ndërlikuar se vetëm seks.
Në majë të një mali, tetë adoleshent gueril me armë kujdesen për një peng edhe për një lopë. Duke luajtur lojëra dhe duke bërë rituale si kulte, fëmijët janë të lirë në xhungël, por kur pengu përpiqet të arratiset, fillojnë problemet.
Estebani dëshiron të bëhet një shkrimtar dhe kërkon të zbulojë identitetin e nënës së tij të dytë, që është një person i komplikuar dhe mbahet sekret nga nëna e tij Manuela.
Historia e marrëdhënies midis Karamkates, një shërues Amazonian dhe i mbijetuari i fundit i njerëzve të tij, dhe dy shkencëtarëve që punojnë bashkë përgjatë dyzet viteve për të kërkuar një bimë shëruese të shenjtë në Amazonë.
Alisia kthehet bashkë me bashkëshortin dhe vajzën e saj të vogël, në shtëpinë e fëmijërisë që të ndihmojë motrën me mamanë e sëmurë dhe testamentin e saj. Aty, ajo rijeton kujtimet e fëmijërisë dhe përballet me fiksimet dhe urrejtjen e nënës së saj.