Nga Siria e shkatërruar nga lufta deri në Lojërat Olimpike të Rios 2016, dy motra të reja
nisin një udhëtim të mundimshëm si refugjatë, duke vënë në përdorim heroik edhe zemrat e tyre dhe aftësitë kampione të notit.
Kapiteni i kombëtares ruse Juri Stoleshnikov nuk shënon penallti në minutat e fundit të ndeshjes vendimtare kualifikuese për Kupën e Botës. Më pas rrëzon kundërshtarin, i bërtet gjyqtarit, merr kartonin e kuq dhe, duke u larguar nga fusha, nis një sherr me tifozët. Si rezultat, skuadra humbet dhe Stoleshnikovi tërhiqet nga futbolli. Ai ikën në një qytet të vogël, ku i ofrohet të drejtojë ekipin e tyre lokal, që luan në ligën e dytë të kampionatit rus. A është ky fundi apo fillimi i një rruge të re në jetën e tij?
Rritja meteorike e Pele nga lagjet e varfëra të Sao Paulo në Brazil që çon në fitoren e parë të Kupës së Botës në moshën 17-vjeçare paraqitet në këtë dramë biografike.
Në këtë film tregohet jeta e ish-futbollistit Diego Armando Maradona, që nga fëmijëria e tij deri tek ataku i parë në zemër.
Vendimi i tij për të rikuperuar veten dhe për të rinisur përsëri futbollin.
Përpjekjet për të shkëlqyer në Kupën e Botës dhe dramat e jetës së tyre, i mbajnë lidhur tre miqtë futbollist që nuk e braktisin njeri-tjetrin në asnjë çast gëzimi, humbje dhe tragjedie.
Djaloshit të talentuar Santiago Munez i jepet një mundësi në futbollin profesionist, pasi vëzhgohet nga një kërkues talentesh i cili e nënshkruan me Njukasëllin.
Në Luftën e Dytë Botërore, një grup oficerësh nazistë vijnë me një ngjarje propagandistike në të cilën një ekip nazist me të gjitha yjet do të luajë kundër një ekipi të përbërë nga robër e aleatë të luftës në një lojë futbolli. Të burgosurit bien dakord, duke planifikuar përdorimin e lojës si një mjet shpëtimi nga kampi.
Një djalosh i pasionuar në Shaolin-KungFu bashkohet me vëllezërit e tij, për ta formuar një ekip futbolli duke përdorur aftësitë e tyre të cilët futën në ligën e parë të futbollit.
I filmuar për rreth 14 muaj në brendësi të rrethit të një sportisti, ky është dokumentari i vetëm i autorizuar i një prej futbollistëve më të mirë të futbollit në kulmin e karrierës. Për herë të parë tregohet jeta e Kristianos me familjen dhe miqtë si dhe çastet pas fitimit të tre Topave të Artë.
Një film-dokumentar për jetën e Lionel Mesit, nga futbolli në rrugët e Rosarios derisa u bë kampion Europe me Barcelonën dhe fitoi 4 topa të artë. Në këtë film-dokumentar flasin shokë te Barcelona dhe Argjentina, Johan Krujf, Diego Maradona, familjarë dhe miq të tij.
Një lojtar profesionist i cili abuzon me alkoolin, detyrohet të shkojë në rehabilitim në qytetin e tij të lindjes, duke gjetur shpresë të re kur tregon të kaluarën e tij dhe merr detyrat e trajnerit për një ekip fëmijësh.
Në këtë film tregohet historia e vërtetë e Herman Bun, një afro-Amerikan i cili është emëruar si trajner i ri në skuadrën e një shkolle të mesme. Skuadra luan për herë të parë si një skuadër e integruar racore.
Një përleshje shpërtheu afër fundit të një loje midis Indiana Pacers-ave
dhe Detroit Pistons-ve më 19-të nëntor 2004.
Gati 17-të vjet më vonë, ne rishqyrtojmë atë natë dhe të gjitha pasojat që erdhën prej saj.
Mauris Flitkroft, një ëndërrimtar dhe optimist i paepur, arriti të hynte në Kualifikimet e Kampionatit të Hapur Britanik të Golfit në 1976 dhe më pas shënoi raundin më të keq në historinë e Turneut, duke u bërë një hero populli.
Djali i emigrantëve nga Ballkani Zlatan Ibrahimovic, i lindur në Suedi, bëhet, pas një fëmijërie të vështirë, një kampion suedez i futbollit prej disa dekadash.
Peter La Fleur është një trajner thjeshtë palestre por palestra e ti është gjithçka pë të. Ai kalon një periudhë të vështirë ekonomike dhe është gat ta humbasë palestrën.A do të mundet ai ta shpëtoje ? Nesë po, si ?
Kur vëllai i saj vendos të largohet për disa javë, Viola shkon në shkollën e tij elitare të konviktit, e maskuar si ai, dhe vazhdon të bjeri në dashuri me futbollistin yll të shkollës së tij dhe mëson se ajo nuk është e vetmja me telashe romantike.