Një adoleshent që jeton me babanë e tij në periferi kryen mashtrime të vogla duke përdorur aftësinë e tij për të gjeneruar iluzione vizuale mbi viktimat që nuk dyshojnë. Por gjërat ndërlikohen kur fuqitë e tij dalin jashtë kontrollit në publik.
Një vrasësi të operacioneve speciale i kryqëzohen rrugët me një agjent të DEA-s, ndërsa përpiqen të ndalojnë një organizatë kiberterroriste të sulmojë rrjetin elektrik dhe të shkaktojë një katastrofë.
Një mjeke udhëton në një plantacion të largët për t'u kujdesur për një djalë që ka aftësi të pashpjegueshme. Ajo ndez një luftë të shkencës kundër fesë me priftin vendas që beson se djali është i pushtuar nga djalli.
Duke shpresuar për një kurë të mrekullueshme, Xhon Kramer udhëton në Meksikë për një procedurë mjekësore të rrezikshme dhe eksperimentale, vetëm për të zbuluar se i gjithë operacioni është një mashtrim. I armatosur me një qëllim të ri, vrasësi serial famëkeq përdor kurthe të çmendura dhe të zgjuara për t'i kthyer monedhën mashtruesve.
Një triller Noir, me ngjarje që zhvillohen në një qytet të humbur e të ashpër të Misisipit, ku një grua dhe vajza e saj e vogël kapen në mes të një shkëmbim zjarri e ku ngrenë krye dhunshëm uiski, armët dhe dëshira për hakmarrje.
Dy të sapomartuar zhvendosen në shtëpinë që kanë ëndërruar, ku zbulojnë një koleksion njëqind-vjeçar letrash shkruar nga një grua e re, e cila kishte vrarë veten pasi e kishte braktisur pronari i shtëpisë.
Një burrë zbulon dy të ngjashëm me të në internet dhe gjen lidhje të reja në jetën dhe dashurinë e tij. Por rreziku e kërcënon kur del në dritë një e kaluar kriminale.
Kur një bloger teknologjie merr një intervistë me një guru të teknologjisë dhe ndalon një sulm ndaj tij, ai gjen një unazë misterioze që e kthen atë 57 sekonda në të kaluarën.
U RREGULLUAN TITRAT! Pas një misioni të dështuar, grupit të njohur të luftëtarëve do t’i duhet jo vetëm të luftojë me armikun që po përgatit Luftën e Tretë Botërore, por edhe të gjejë se kush është spiuni në gjirin e tyre.
Ndërsa përpiqet të josh një grua në bar, një burrë misterioz thur një përrallë që përfshin spiunët, implantimin e mikroçipave dhe shkencëtar të rrezikshëm ushtarak që e ndjekin atë. Ajo nuk e arrin të kujtoj, por ky i huaj në fakt po i thotë të vërtetën.
I dëshpëruar për të gjetur para për kirurgjinë e mamasë së tij, një boksier kërkon babanë e pasur që nuk ka takuar më parë. Kur udhëton nga Filipinet në Kore, atë e ndjekin njerëz të ndryshëm dhe përballet dhe me një të vërtet të frikshme.
Emili Jong, studente e vitit të fundit, do të përzgjidhet presidente e grupit të vajzave. Adopton një sloth të lezetshëm, duke menduar se mund të bëhet maskota e re dhe ta ndihmojë të fitojë, deri sa një seri vdekjesh implikojnë slothin si të dyshuarin kryesor të vrasjeve.
Një promovim i papritur në një fond mbrojtës të ashpër e shtyn marrëdhënien e një çifti të ri në buzë, duke kërcënuar të zbulohet shumë më tepër se fejesa e tyre e fundit.
E pikëlluar për humbjen e shoqes së ngushtë që nuk mundi ta mbronte, një ish-truprojë kërkon të përmbushë dëshirën e fundit të shoqes së saj të dashur: hakmarrjen e ëmbël.
Një kriminel lufte/bos droge arrestohet në Beograd nga Nolan nga MI6 dhe policia. Ai është dërguar në Haag për të dalë në gjyq. Ai punëson një vrasës për të nxjerrë dëshmitarët, një adoleshent në shkretëtirë me babanë e tij.
Robert McCall e gjen veten si në shtëpi në Italinë e Jugut, por zbulon se miqtë e tij janë nën kontrollin e bosëve të krimit vendas. Ndërsa ngjarjet bëhen vdekjeprurëse, McCall e di se çfarë duhet të bëjë: të bëhet mbrojtësi i miqve të tij duke marrë përsipër mafian.
Francë, viti 1956. Një prift është vrarë. Një e keqe po përhapet. Vazhdimi i filmit që ishte sukses botëror, na sjell sërisht motër Irenën teksa përballet edhe një herë me Valakun, demonin murgeshë.
Dy mikeshat e ngushta Emili dhe Lesli nisen në një udhëtim në shkretëtirë. Kur Emili vendos të dalë nga autostrada drejt një “rrugë të shkurtër,” ato bëhen viktimat e një kamionisti të çmendur.