Një ish-ushtarak, tashmë kontraktor i lirë, punësohet për të kapur një armë që i kthen njerëzit në vrasës të egër. Shumë shpejt, puna me pagesë bëhet çështje personale, kur vëllai i tij bie viktimë e kësaj arme.
Hongo Takeshi zgjohet dhe zbulon se është transformuar në një karkalec-hibrid siborg. Duke u bërë Motoçiklisti i Maskuar, ai duhet të luftojë organizatën e keqe misterioze SHOCKER për të mbrojtur të gjithë njerëzimin.
Gjatë evakuimit të punonjësve të një rafinerie nafte në shkretëtirë, autobusët sulmohen nga mercenarët që synojnë të marrin naftën dhe disa merren peng, derisa shpëtohen prej dy luftëtarëve mjaft të zotë, të cilët bëjnë të pamundurën për të shpëtuar njerëzit dhe naftën.
Një arkeolog ateist i cili kthehet në besimtar, duhet të garojë me kohën që të provojë ekzistencën e vërtetë të Ram Setut legjendar, përpara se të këqinjtë të shkatërrojnë shtyllën e trashëgimisë kulturore të Indisë.
Jeta e adoleshentes së zakonshme Marinet në Paris kthehet në mbinjerëzore kur
ajo bëhet Mollëkuqja. E pajisur me fuqitë magjike të krijimit, Mollëkuqja duhet të bashkohet
me të kundërtën e saj, Macen e Zezë, për të shpëtuar Parisin pasi një i ligë i ri krijon kaos në qytet.
Botëlufta është një vend ku ndeshjet dhe dyluftimet e dhunshme nuk mbarojnë kurrë.
Batman-i, Superman-i, Wonder Woman dhe të tjerët duhet të bëhen bashkë që të formojnë një rezistencë të pathyeshme me qëllim që ta çojnë mbarë planetin drejt lirisë.
Një adoleshente e turpshme mëson se vjen nga një familje mbretërore krakenësh deti legjendarë dhe se fati i saj gjendet në thellësinë e ujërave, që është më i madh se ç'e kishte imagjinuar ndonjëherë.
Një histori aksioni modern ku një vajzë 17-vjeçare
e quajtur Suzume ndihmon një të ri misterioz të mbyllë Portalet
nga ana tjetër që po shkaktojnë fatkeqësi kudo në Japoni.
Berri Allen përdor super shpejtësinë e tij për të ndryshuar të kaluarën, por përpjekja e tij për të shpëtuar familjen e tij krijon një botë pa super heronj, duke e detyruar atë të luftojë me jetën e tij për të shpëtuar të ardhmen.
Noa Diaz është një ish-mekanik ushtarak që lufton për të gjetur një punë të re pasi la ushtrinë. Kur fillon të humbasë shpresën pas një interviste të dështuar, ndërkohë që duhet të kujdeset për vëllanë e sëmurë, ai vendos të bëjë një punë sa për të fituar para. Por, kjo punë e përball me një botë që nuk besonte kurrë se ekzistonte...
Ende i tronditur nga humbja e Gamoras, Peter Quill mbledh ekipin e tij për të mbrojtur universin në një mision që mund të nënkuptojë fundin e Gardianëve nëse nuk është i suksesshëm.
Kur një kalorës nga një botë mesjetare akuzohet për një krim që nuk e ka kryer,
e vetmja që mund ta ndihmojë atë të provojë pafajësinë e tij është Nimona.
Një adoleshente djallëzore që ndryshon formën.
Të rritur nga e njëjta grua, Asmari me ngjyrë të errët dhe Azuri me flokë liri, u nisën në një kërkim në një tokë të çuditshme dhe magjike për të çliruar zanën magjepsëse Xhinn; por, vetëm një mund ta shpëtojë atë. A do të triumfojnë vëllezërit?
Kur hyjnesha Athina rilind, djali i rrugës Seija zbulon se është pjesë e kalorësve të zodiakut, disa kalorës të veçantë që duhet të mbrojnë Athinën në betejën mes hyjnive.
Verta dhe Bllanka janë dy motra që përpiqen të shkatërrojnë një ishull. Plani i tyre pengohet nga murgu Fahai, i cili mposht Bllankën dhe e dërgon atë në një mbretëri tjetër. Verta është e vendosur të bashkohet me të, dhe përfundon në Asuravill.
Njerëzit ndërtuan motorë të mëdhenj në sipërfaqen e tokës për të gjetur një shtëpi të re.
Por rruga drejt universit është e rrezikshme. Për të shpëtuar tokën, të rinjtë duhet të
përgatiten për të nisur një garë kundër kohës për jetë dhe vdekje.