Një adoleshent që jeton me babanë e tij në periferi kryen mashtrime të vogla duke përdorur aftësinë e tij për të gjeneruar iluzione vizuale mbi viktimat që nuk dyshojnë. Por gjërat ndërlikohen kur fuqitë e tij dalin jashtë kontrollit në publik.
Kur një bloger teknologjie merr një intervistë me një guru të teknologjisë dhe ndalon një sulm ndaj tij, ai gjen një unazë misterioze që e kthen atë 57 sekonda në të kaluarën.
Në një të ardhme jo shumë të largët, atëherë kur teknologjia do zevëndësojë shumë gjëra, një kompani shkencore u ofron çifteve krijimin e fëmijëve në mitër artificiale, për të shmangur vuajtjet fizike të grave shtatzëna.
Një skarab alien zgjedh Jaime Reyes si mikpritësin e tij simbiotik, duke i dhuruar të diplomuarit së fundmi një kostum të blinduar që është i aftë për fuqi të jashtëzakonshme, duke ndryshuar përgjithmonë fatin e tij pasi ai bëhet superheroi i njohur si Blue Beetle.
Qëkur humbi bashkëshortin në një aksident me makinë, Sofia lufton mes pikëllimit dhe përpiqet të vërë në vijë vajzën e saj adoleshente të shkatërruar. Kur një ish-fizikan i tregon se ai po ndërton një makinë që mund të rikthejë jetën e saj të mëparshme, Sofia vendos ta provojë, pa e ditur se pasojat do të jenë të paparashikueshme...
Jeta e qetë e një të moshuari kthehet përmbys kur në oborrin e pasmë të shtëpisë së tij rrëzohet një UFO. Ndërkohë që miqësohet me jashtëtokësorin e mistershëm, gjërat filojnë të ndërlikohen kur fqinjët e tij e zbulojnë dhe qeveria kërkon të ndërhyjë.
Kur drejtuesi i një emisioni shkencor të dështuar për fëmijë përpiqet të përmbushë ëndrrën e tij të fëmijërisë për t'u bërë astronaut duke ndërtuar një anije raketë në garazhin e tij, ndodhin një seri ngjarjesh të çuditshme që e bëjnë atë të vërë në dyshim realitetin e tij.
Linkoln Siks-Eko është resident i një baze në vitin 2019. Si gjithë të tjerët ai shpreson që të përzgjidhet për të shkuar në Ishull, i cili është vendi i fundit i pakontaminuar në planet. Por shpejt do të zbulojë se gjithçka rreth ekzistencës së tij ka qenë gënjeshtër...
Pasi gruaja e tij detyrohet të japë 40 vite të jetës së saj si pagesë për një borxh sigurimi, një burrë kërkon dëshpërimisht një mënyrë për t'i rimarrë.
Aurora e ka ditur gjithë jetën nga nëna e saj se aftësitë mbinjerëzore që ato zotërojnë i bëjnë ato të rrezikshme. Në një natë fatale Aurora do të zbulojë nëse nëna e saj po tregonte të vërtetën apo jo.
Ndërkohë që një forcë e frikshme dhe misterioze përhapet tek njerëzimi, një kërcënim tjetër i lig endet duke vrarë e duke terrorizuar ata që guxojnë të kundërshtojnë profetët e rremë që flasin në emër të Zotit
Noa Diaz është një ish-mekanik ushtarak që lufton për të gjetur një punë të re pasi la ushtrinë. Kur fillon të humbasë shpresën pas një interviste të dështuar, ndërkohë që duhet të kujdeset për vëllanë e sëmurë, ai vendos të bëjë një punë sa për të fituar para. Por, kjo punë e përball me një botë që nuk besonte kurrë se ekzistonte...
Ky është një film i frikshëm, goditës, emocionues, i zymtë, dhe me përfundim befasues. Filmi tregon për një aeroplan i cili kaplohet nga një virus misterioz. Kur avioni ulet, vendoset në karantinë dhe të mbijetuarit duhet të bashkohen për t'i mbijetuar karantinës.
Një grup miqsh fillojnë të përjetojnë gjëra të çuditshme në qytetin e tyre.
Ata e kuptojnë se alienët kanë pushtuar qytetin dhe duhet të gjejnë një mënyrë për t'i mbijetuar sulmit të tyre.
Çarlsi është një donzhuan, ndërsa Ileina rend pas parasë. Të dy mësojnë si të jenë njerëz kur detyrohen të bëhen bashkë e të ndjekin kopjet e tyre robotë.
8 Gusht, historia e jashtëzakonshme e një gruaje me probleme në punë, në jetën personale, me nënën dhe një fëmijë që kërkon vëmendje të vazhdueshme. Sikur nuk i mjaftonin këto, tani asaj i duhet të shpëtojë djalin e saj nga një zonë konflikti ushtarak.
Meredith, njeriu artificial, caktohet si shoqëruese e të veut të pikëlluar Uilliam, ajo është krijuar të sillet si gruaja e tij e ndjerë. Por në luftën për t'i dhënë fund shfrytëzimit të IA, një organizatë përpiqet të sabotojë programimin e saj.
Një baba që punon në stacion hapësinor duhet të shpëtojë vajzën e tij 15-vjeçare pasi një meteor godet Tokën, duke përdorur vetëm telefona satelitorë dhe kamera.