Ndërsa shkon në universitetin e Kejp Taunit, Melia Martini ndihet e kufizuar nga rregullat e shkollës dhe vendos të bëjë diçka vetë. Duke kërkuar për një mënyrë se si të përdorë talentin e saj si kërcimtare dhe të frymëzojë komunitetin rreth saj, Melia merr me qira një teatër të dështuar që të vërë në skenë një shfaqje hip-hopi të Romeos dhe Xhuljetës. Por ashtu si Kapuletët dhe Montagët, mosmarrëveshjet mes pjesëtarëve të kastit kërcënojnë zhvillimin e shfaqjes.
Jeta e Mia Hall ndryshon papritur pasi pëson një aksident me makinë dhe mbetet në gjendje kome. Gjatë një eksperiencë jashtë trupit, ajo duhet të vendosë nëse duhet zgjohet për ta jetuar jetën ndryshe seç e kishte imagjinuar.
Një djalë që po rritet në Dublin gjatë viteve 1980 i largohet jetës të familjes së tij duke formuar një bandë muzikore që të bëj për vete një vajzë misterioze.
Një ish-agjent i Shërbimit Sekret bëhet truprojë e një yll të famshëm popi për ta mbrojtur nga një i çmendur i cili i dërgon letra anonime dhe përpiqet për ta vrarë!
Një grup i ri hip-hop-i del nga rrugët e rrezikshme të Compton-it në Los Angeles, Californi, të quajtur NWA. Në mesin e viteve 1980 ata e revolucionarizuan kulturën Hip Hop me muzikën dhe tekstet e tyre.
Dokumentari që ndjek turin e fundit të grupit suedez të muzikës 'House' Swedish House Mafia në 2012/2013, të njohur për hitet si : "One", "Save The World" dhe "Don't You Worry Child ". Tregohet miqësia e tyre, suksesi dhe ndarja e grupit.