Adoleshenti i ardhur nga qyteti, Ren Makormak, zhvendoset në një rrethinë të vogël ku muzika dhe rrok dhe kërcimi janë të ndaluara, por shpirti i tij rebel e tund mirë popullsinë e atij vendi.
Pasi shkatërroi karrierën e saj në Broduei, Ejprill, kërcimtarja ego-centrike, vendos të kthehet në qytetin e lindjes. Aty do të përfundojë duke u dhënë mësim një grupi vajzash të vogla e të pabindura. Por me çfarë kushti?
Dy të apasionuar pas sërfit, marrëdhënia e të cilëve është duke përfunduar, e gjejnë veten të përfshirë në një valë dimensionale udhëtimi në kohë që i dërgon ata në një film muzikor plazhi të viteve '60.
Brenda Luin Dejvis ndjek një javë në jetën e një këngëtari të ri popullor teksa ai navigon në skenën e muzikës të fshatit Grinuiç në vitit 1961. Me kitarën në krah, i përballur me dimrin e ashpër të Nju Jorkut, ai po mundohet t’ia dalë si muzikant pavarësisht pengesave, shpesh të shkaktuara nga vetë ai.
Pas një aksidenti që trondit jetën familjare të saj, Ema një balerinë rreggaeton-i, niset në një odise në çlirim të vetvetes.
Një dramë e ndezur rreth artit, dëshirës dhe familjes në kohën moderne...
Të vendosur në një valë muzikore të viteve ‘80-të, një çift i ri të dashuruarish, nga dy botë të ndryshme, kundërshtojnë prindërit dhe shoqërinë e tyre, për të qëndruar së bashku.
Një menaxher i pafat talentesh muzikore zbulon një vajzë me një zë të mrekullueshëm gjatë një udhëtimi për koncert në Afganistan, dhe e çon atë në një emision talentesh televizive duke thyer gjithë traditat vendase dhe duke i pasur të gjithë kundra.
Historia e reperit Tomaz Çada, me shpirtin e një poeti dhe prirjen për t’u ngatërruar në telashe serioze. Çada, i vërtetë dhe i sinqertë ndaj dhimbjes në tekstet e tij, vdiq në rrethana të pashpjegueshme, duke tronditur fansat dhe vajzën që ai e donte.
Disa të rinj nga klasa të ndryshme sociale në Pekin bashkohen për të formuar grupin e kërcimit më të mirë në Kinë dhe për të mësuar që familja është gjëja më e rëndësishme.
Ëndrra amerikane mbërrin edhe në Angli, ku një djalosh i ri pakistanez frymëzohet nga këngët e Brus Springstin që të luftojë për ëndrrat dhe dëshirat e tij.
Vajza e mirë Sendi dhe Dani u dashuruan gjatë verës. Papritur zbulojnë se janë në të njëjtën shkollë të mesme, a do të jenë në gjendje të rindërtojnë romancën e tyre?
Historia e këngëtarit Elton Xhon, e sjellë në dritën e famës, parasë, dashurisë, varësisë dhe dështimit.
Pasi fillon të luajë në piano që i vogël, Rexhinaldi njihet me Xhon Reidin, i cili sjell risi, por edhe tronditje në jetën e tij
Lindur Për Të Qenë Blu është një risjellje e jetës së trumbetistit Çet Bejker në vitet ’60. Kur Çeti luan rolin e vetes së tij në një film për të, ndizet një romancë me aktoren kolege të tij, enigmatiken Xhejn. Produksioni i filmit ndërpritet kur Çetin kthehet ta ndjekë e shkuara dhe duket sikur ai nuk do të luajë kurrë më muzikë por Xhejni e sfidon që të bëjë një rikthim muzikor kundër të gjitha shanseve.
Një vështrim mbi artisten ikonë të popit, Tejlor Suift, gjatë një periudhe transformuese në jetën e saj, teksa përqafon rolin si kantautore dhe shfrytëzon forcën e plotë të zërit të saj.
Xhoshi, një shpirt i humbur me një talent muzkor të jashtëzakonshëm, bën një udhëtim gjatë të cilit vlerëson gjëra që as i mendonte, por për të cilat kishte kaq shumë nevojë. Duke u ndjerë sikur ishte i vetëm kundër botës, në fillim rruga e tij kryqëzohet me shumë njerëz të cilët kërkonin fatin e tyre, dhe që më në fund, prezenca e tij në jetët e tyre ka një rëndësi të jashtëzakonshme.
Një djalë i ri kthehet pas vdekjes së babait në lagjen e fëmijërisë dhe ribashkohet me vëllain për të shpëtuar dhe ruajtur kulturën dhe vlerat e komunitetit të tij.
Xhek Malik është një këngëtar pa fat në një qytet të Anglisë, ëndrrat e të cilit po marrin fund edhe pse shoqja e tij vazhdon ta mbështesë. Pas një aksidenti me autobus gjatë një problemi botëror, Xheku zbulon se në këtë botë Bitëllsat nuk kanë ekzistuar ndonjëherë. Xheku bëhet i famshëm duke kënduar këngët e Bitëllsave me ndihmën e agjentes së tij.
Historia e vërtetë e Selena Kintanila-Peres, një këngëtare "Tehano" e lindur në Teksas, e cila u bë shumë e famshme duke u renditur e para me albumet e saja në muzikën Latine. Një këngëtare shumë e dashur për publikun, jeta e së cilës u pre në mes.
Rritja e yllit të rrepit Trevis Skot, fokusuar në periudhën e publikimit të "Botës Astro" (Astroworld është albumi i tretë dhe shumë i suksesshëm nga rreperi dhe producenti Amerikan Trevis Skot. Publikuar në 3 Gusht 2018 nga Cactus Jack Records, Epic Records, dhe Grand Hustle Records.)
Një violinist e ndan talentin e tij në metronë e Nju Jorkut. Një balerinë i mbush mendjen të marrë pjesë në një konkurs. Atyre u bashkohet edhe një grup kërcimtarësh hip hop.