Pit është i emocionuar për ribashkimin me shoqërinë e tij të kolegjit
për një fundjavë ditëlindjeje. Por, një nga një, miqtë e tij
kthehen kundër tij. A po ndëshkohet, është paranojak apo është pjesë e ndonjë shakaje të sëmurë?
Në 1969, i riu Xhed Krendëll dhe shokët e tij të fëmijërisë bëhen bashkë për tu përballur me një të keqe të lashtë që e ka kapur qytetin e tyre, Ladloun.
Duke shpresuar për një kurë të mrekullueshme, Xhon Kramer udhëton në Meksikë për një procedurë mjekësore të rrezikshme dhe eksperimentale, vetëm për të zbuluar se i gjithë operacioni është një mashtrim. I armatosur me një qëllim të ri, vrasësi serial famëkeq përdor kurthe të çmendura dhe të zgjuara për t'i kthyer monedhën mashtruesve.
Dy të sapomartuar zhvendosen në shtëpinë që kanë ëndërruar, ku zbulojnë një koleksion njëqind-vjeçar letrash shkruar nga një grua e re, e cila kishte vrarë veten pasi e kishte braktisur pronari i shtëpisë.
Një grup ekspertësh të mediave sociale punësohen për të ndihmuar një biznes të vjetër familjar të lulëzojë. Por, së shpejti ata e gjejnë veten të mbërthyer në një ishull të vogël në mes të një liqeni, ku thuhet se jeton një shtrigë e lashtë suedeze.
Kur famëkeqi "Sweet Sixteen Killer" kthehet 35 vjet pas vrasjeve që kreu për të marrë një tjetër viktimë, 17-vjeçaria Xhemi aksidentalisht udhëton pas në kohë në vitin 1987, e vendosur për të ndaluar vrasësin përpara se ai të fillojë.
Emili Jong, studente e vitit të fundit, do të përzgjidhet presidente e grupit të vajzave. Adopton një sloth të lezetshëm, duke menduar se mund të bëhet maskota e re dhe ta ndihmojë të fitojë, deri sa një seri vdekjesh implikojnë slothin si të dyshuarin kryesor të vrasjeve.
Pas një aksidenti misterioz në një kamp kërkimor në ishullin Gran Manan, një CEO punëson një ekip mercenarësh për të nxjerrë vajzën e tij, një shkencëtare që punon në kamp.
Sipas një profecie të lashtë, një murgeshë do bëhej nënë e dy binjakëve, të cilët do ishin Mesiah dhe Antikrishti. Një grup priftërinjsh tentojnë t'i vrasin fëmijët, të cilët shpëtohen nga një prift amerikan që sipas profecisë është babai i binjakëve.
Francë, viti 1956. Një prift është vrarë. Një e keqe po përhapet. Vazhdimi i filmit që ishte sukses botëror, na sjell sërisht motër Irenën teksa përballet edhe një herë me Valakun, demonin murgeshë.
Dy mikeshat e ngushta Emili dhe Lesli nisen në një udhëtim në shkretëtirë. Kur Emili vendos të dalë nga autostrada drejt një “rrugë të shkurtër,” ato bëhen viktimat e një kamionisti të çmendur.
Pasi braktisi dasmën e saj, një ish-nuse e ardhshme duhet të luftojë ish-dhëndrin
e saj dhe shtatë shoqëruesit e nderit vrasës të zemëruar në mënyrë që të mbijetojë.
Dy shoqe fëmijërie, Sesilia dhe Ema, takohen rastësisht pas një dekade. Sesilian e ftojnë në festën e beqarisë të Emës dhe përfundon në një vilë në mes të pyllit, në praninë e vajzës që e e ka bullizuar ne shkollë dhe me një mendje për të marë hak.
Gjatë një vere nordike të ndritshme, një grup fëmijësh zbulojnë fuqitë e tyre të errëta e të mistershme larg syrit të të rriturve. Në këtë thriller të mbinatyrshwm origjinal dhe mbërthyes, koha e lojës merr një kthesë të rrezikshme.
Kur një grup shokësh zbulojnë se si të ngjallin shpirtra duke përdorur një dorë të balsamosur, ata përfshihen në emocione të reja, derisa njëri prej tyre shkon shumë larg dhe lëshon forca të tmerrshme të mbinatyrshme.
Një specialiste morgu arrin që të kthejë në jetë trupin e një vajze të vogël, por që vajza të vazhdojë të marë frymë, gruaja duhet të mbledhë vazhdimisht material biologjik nga gratë shtatzëna. Kur mamaja e vajzës, e cila është infermiere, zbulon se e vogla e saj është gjallë, të dyja gratë bëjnë një marrëveshje që do t'i detyrojë t'i hyjnë një rruge të errët që nuk ka më kthim.
Vance po ndërton një bazë të re në periferi të largëta të Kirkcaldy, Skoci. Aty, asistentja e tij Elizabeth, së bashku me ish-studentin John, rekrutojnë një grup të ri shpresëdhënës shpirtrash të humbur për një tërheqje intensive për të zgjidhur problemet e tyre të rrënjosura thellë.
Tetë miq, adhurues të librave horror, luftojnë për jetët e tyre kur një kloun vrasës, i cili duket se e di sekretin e tyre të errët, fillon t'i përzgjedhë një nga një.
Kur në derën e një terapisti shfaqet papritur një pacient i dëshpëruar që kërkon ndihmë, ai lë pa vetes një krijesë të tmerrshme të mbinatyrshme që sulmon familjet dhe ushqehet me vuajtjet e viktimave të tij.
Pas vdekjes së prindërve të saj, Irisa lufton për të nxjerr bukën e gojës ndërsa kujdeset për vëllain e saj të sëmurë. Sheperd Lambrik, një aristokrat në dukje filantrop, shpreh një interes për t’i ndihmuar. Kur ai e fton atë në një mbrëmje ekskluzive, ajo pranon. Gjithashtu në mbrëmje marrin pjesë edhe shtatë individë të tjerë të dëshpëruar. Ata shumë shpejt e gjejnë veten të ngecur në vilën e Lambrikut dhe detyrohen të luajnë një lojë sadiste të quajtur “A Do Të Preferoje”, ku fituesi do të përfitojë shuma të paimagjinueshme parash. Ndërsa loja përparon, dilemat me të cilat përballet Irisa dhe të tjerët bëhen jashtëzakonisht vdekjeprurëse.