Një detektiv privat është i detyruar të bashkëpunojë me disa njerëz të padëshiruar, për të gjetur një person të zhdukur dhe përfshihet në rrethana që përmbysin çdo plan që kishte bërë dhe që i rrezikojnë jetën.
Një avokat i kthyer në hetues privat merr përsipër një çështje të një personi të zhdukur, duke e shtyrë atë në një kërkim të papritur i cili i ndryshon jetën.
Duke iu shmangur një skandali, një çift nga Stambolli fillon jetën nga e para në një fshat në bregdetin e Egjeut, por shpejt zbulojnë se vendasit janë të vendosur për t'i hequr qafe.
Pas falimentimit të biznesit, një djalë i ri dashurohet me një këngëtare që e takon në një leksion joge dhe bashkohet me shoqërinë e saj, drejt një aventure në kërkim të vetvetes.
Një major që sapo kishte humbur dy persona në komandën e tij në një luftim me militantët e PKK-së
mbërrin në stacion dhe merr drejtimin. Ai e ka shumë të vështirë të dalë nga gjendja
e depresionit për shkak të humbjes së tij të fundit, kështu i frikëson ushtarët e tij
që të përmirësohen dhe të sigurohet që një tragjedi e tillë të mos ndodhë më kurrë.
Gjatë qëndrimit të tij atje, ai has një militant të PKK-së të quajtur “Doktori”.
Pas vdekjes së të vëllait në duart e ISIS-it, Zilani kthehet tek vendlindja e saj, ku njerëzit protestues po shtypen në mënyrë brutale. Në luftën për lirinë e popullit të saj ajo nuk mbetet thjesht një dëshmitare pasive.
E dashura e Semihut papritmas ndahet me të. Në kërkim të përgjigjeve për marrëdhënien e tyre, ai së shpejti duhet të përballet me atë që kishte injoruar prej kohësh.
Ndërkohë që këndonte për një dasmë që shpërtheu,një muzikant nomad bie në dashuri me nusen që do t’ja mbathë nga familja e saj e ligë. Atij i duhet ta shpëtojë.
Një ish-kapiten ushtrie udhëton në Daljan për të ndaluar të dashurën e mikut të tij të martohet me një burrë tjetër, por pikëllimi dhe trauma nga një tragjedi luftarake e prishin udhëtimin e tij.
Kur studentja Deniz e cila do të bëhet këngëtare takon një djalë që bën gara me motor, rruga për dashurinë e tyre është e penguar nga kundërshtimi i familjes dhe tragjedia.
Asim Noyan mashtron njerëzit me gënjeshtrat dhe lojërat e tij. Asim Noyan-i dhe banda e tij,
të cilët askush tjetër nuk ka mundur t'i kapë, ngatërrohet përsëri në një mashtrim.
Një ekzekutiv reklamash dhe një stiliste-blogere nuk besojnë në dashuri, kështu që ata vënë bast se tjetri do të bjerë në dashuri, por duke përdorur mënyra të pazakonshme.
Përmes pikëllimit të tyre të përbashkët dhe lidhjes me muzikën, një vajzë jetime lidhet me xhaxhain e saj violinist të suksesshëm emocionalisht të përmbajtur.
Një ditë, Sedati, një gardian në burgun e Konias, merr detyrn për të shoqëruar Musain, një të burgosur që ka marrë 1 ditë leje, për të shkuar në vendlindjen e vet. Musai nuk ka ndërmend të kthehet derisa të zbulojë pse ia kanë vrarë vajzën,
Një histori e vështirë dashurie midis Umut, hajdut që kur ishte fëmijë dhe Gülüm, një vajzë e re e shkolluar një hap larg ëndrrave të saj.
Gjithçka e bukur do të vihet në dyshim pas një sëmundje të papritur...
Gjatë pushimeve verore në një qytet buzë detit, 16-vjeçari Deniz, kërkon afeksionin e dashurisë së fëmijërisë së tij dhe noton në një trekëndësh dashurie.
E refuzuar nga fshatarët e tjerë, një grua memece del për gjueti për të gjetur një ujk në pyllin afërt, duke sjellë frikë dhe fantazi në mendjet e grave të fshatit.
Mehmeti është një shok i dashur që drejton një magazinë mbeturinash të ngurta në një lagje të varfër të stambollit. Ai ndihmon të gjithë ata që janë nevojë veçanërisht fëmijët dhe adoleshentët e pastrehë pasi edhe ai vetë është një i tillë.
Gaza është një djalë 14-vjeçar që jeton në bregdetin turk të Egjeut. Së bashku me babanë e tij dominues, ai ndihmon kontrabandën e refugjatëve nga vendet e shkatërruara nga lufta drejt Europës, duke u dhënë atyre strehim të përkohshëm dhe ushqim të pakët derisa të përpiqen të largohen. Gaza ëndërron të shpëtojë nga kjo jetë, por nuk mund të mos tërhiqet në një botë të errët të imoralitetit, shfrytëzimit dhe vuajtjeve njerëzore. A mund të mos shndërrohet një përbindësh kur rritet nga një i tillë? Bazuar në romanin e Hakan Günday, që dokumenton krizën e refugjatëve në Europë, "Më shumë" është historia mbërthyese e një djali që duhet të rritet në një botë ku nuk ka vend për pafajësi.