Historia e vërtetë e Rubin 'Uragani' Carter, një boksier i burgosur padrejtësisht për një vrasje që nuk e ka kryer, dhe ndihma e jashtëzakonshme e njerëzve që e mbështetën për të vërtetuar pafajsinë e tij.
Katër herë i nominuari për Oscar Ed Harris, i nominuari për Oscar Saoirse Ronan dhe Colin Farrel luajnë në këtë sagë epike rreth mbijetesës nga regjizori gjashtë herë i nominuar për Oscar Peter Weir. I frymëzuar nga një histori e vërtetë e jashtëzakonshme, The Way Back nis më 1940 kur shtatë të burgosur tentojnë të pamundurën: të arratisen nga një burg i dhunshëm siberian. Kështu nis një udhëtim i pamundur prej 4,500 miljesh drejt lirisë përgjatë terrenit më të pamëshirshëm të botës. Ata kanë pak ushqime dhe pak furnizime. As nuk e njohin e as nuk i besojnë njëri-tjetrit. Por së bashku, duhet t’i rezistojnë natyrës në ekstremitetin e saj. Njerëzia e tyre vihet më tej në provë kur ata takojnë një adoleshente të arratisur e cila iu përgjërohet të bashkohet me ta në udhëtimin e tyre. Një provë e vërtetë e shpirtit njerëzor, kjo aventurë mbërthyese në natyrë është një nga filmat më hipnotikë të Peter Weir.
Historia e Çesli Salinberger, i cili u bë hero pas zbritjes së lehtë të avionit të tij në ujërat e lumit Hadson, duke shpëtuar të gjithë ekuipazhin dhe pasagjerët e avionit.
Fighter në Wind tregon historinë e Çhoi Baedal (Oyama Masutatsu), një nga luftëtaret më të mëdhenj në histori. Filmi fillon në Kore në një periudhë para Luftës së Dytë Botërore, kur i riu Baedal hyn në ushtri me ëndrre për t'u bërë një aviator, por...
Një film-dokumentar mbi jetën e Brus Li, njeriu që solli revolucion me mendimet dhe filozofitë e tij. Pamje të rralla dhe foto të vjetra, për atë që cilësohet edhe si 'Babai i Arteve Marciale'.
Një dramë e bazuar në historinë e vërtetë të Melvin B. Tolson, një profesor i kolegjit Uajli të Teksasit. Në vitin 1935, ai inspiroi studentët të formonin ekipin e parë të debatit në shkollë, i cili arriti të sfidonte Harvardin në një kampionat kombëtar.
Duke vepruar nën fasadën e një producenti të Hollivudit që kërkon një vend për filmimin e një filmi fantashkencor, një agjent i CIA-s vihet në një mision të rrezikshëm për të shpëtuar 6 amerikanë në Tehran gjatë krizës së pengjeve në Iran në vitin 1980.
Bazuar në historinë e jashtëzakonshme të vërtetë të operacionit Antropoid, misioni i luftës L.II.B për të vrarë drejtorin e SS, Reinhard Heidrik, arkitektin e Zgjidhjes Përfundimtare dhe njeriut të tretë në hierarkinë naziste, pas Hitlerit dhe Himlerit.
Historia e një gruaje britanike gjatë luftës së parë botërore dhe mënyra e saj për të përballuar barrën e madhe të luftës në dashuri, shoqëri dhe familje.
Filmi është një biografi për Budia Singun, vrapuesin më të vogël të maratonës në botë, historia e të cilit ngjalli debat dhe inspirim në të gjithë botën.
AMERIKAN GANGSTER bazohet në një histori të vërtetë të viteve 70-të. Frenk Lukas është zezaku i parë që organizon një trafikim droge aq të përkryer sa që do ta kishin zili dhe familjet e mëdha të mafies në Nju Jork. Denzel Uashington në rolin e Frenk Lukas dhe Rasëll Krou në rolin e një agjenti të policisë që nuk do t’i ndahet Frenkut deri në fund. Një nga filmat më të mirë të vitit.
Një dezertor i ushtrisë së konfederatës gjatë luftës civile në SHBA, krijon një ushtri të formuar nga dezertorë, skllevër të arratisur, të cilët ngrihen kundër qeverisjes së korruptuar të konfederatës.
Historia e vërtetë e Maxwell Perkins gjatë kohës kur ishte redaktor ne "Scribner" dhe ku krijoi një miqësi të veçantë me Thomas Wolfe, Ernest Hemingway, F. Scott Fitzgerald dhe shumë të tjerë.
Çfarë duhet që të provosh të pamundurën? Bazuar në një histori të vërtetë. Historia e jetës dhe karrierës akademike të pionierit e matematicienit indian, Srinivasa Ramanuxhan. Një djalosh 25 vjeçar që ndërmerr një rrugë të gjatë për t'i dhënë kuptim gjithë njohurive të tij. Një rrugëtim i gjatë e i vështirë, Ramanuxhan mbështetet nga miku i tij, z.Hardi, i cili i qëndron pranë tij deri në fund në gjithë punën kërkimore.
Bazuar në një histori të vërtetë. Një skuadër ushtarësh të rinj britanik hasin në një problem të papritur. Një shtrat lumi i mbushur me mina. Mina që të merr këmbët, ose jetën.
Qasje si asnjëherë më parë në arkivin personal me ditare audio të Muhamed Alisë si dhe intervista dhe dëshmi nga rrethi familjar dhe shoqëror përdoren për të treguar historinë e jetës së legjendës