Flet për Florën, një nënë beqare që është në luftë me djalin e saj, Maksin. Duke u përpjekur të gjejë një hobi për Maksin, ajo merr një kitarë nga një kosh dhe zbulon se mbeturinat e një personi mund të jenë shpëtimi i një familjeje.
Një adoleshent i vetmuar futet në botën e krimit të një rrjeti krimi të shkollës së mesme për të hetuar zhdukjen e ish-të dashurës së tij.
Përralla e njohur e djalit prej druri dhe aventurave të tij për t'u kthyer në një djalë të vërtet.
Një ish-ushtar bashkëpunon me një polic dhe një vajzë të re për të gjetur burimin e një pilule të rrezikshme, që i siguron superfuqi të përkohshme njerëzve që e pinë.
Tom Hansen, një djalë i ri dhe romantik beson në dashurinë e vërtet dhe beson se e ka gjetur atë në kolegen e tij, Samer Fin. Kur lidhja e tyre përfundon, ai fillon të rikujtojë kohën e tyre bashkë dhe përpiqet të kuptojë më shumë në lidhje me dashurinë dhe fatin.
Një adoleshente e bukur dhe e kërkuar, nuk del dot në takime deri sa të dalë edhe motra e saj e madhe grindavece. Zgjidhjen mundohet ta gjejë Kameroni, i cili ka rënë kokë e këmbë në dashuri me të, por nuk është aspak aq e lehtë sa duket.
Kris është një atlet premtues i shkollës së mesme, jeta e të cilit është kthyer me kokë poshtë pas një aksidenti tragjik. Ndërsa përpiqet të mbajë një jetë normale, ai merr një punë si një portier në një bankë, ku ai përfundimisht e gjen veten të kapur në një strehë të planifikuar.
Dom Kob është një hajdut me aftësi të veçanta, më i miri në artin e rrezikshëm të ekstraktimit, vjedhjes së ideve të çmuara nga thellësia e subkoshiencës kur personi është në gjendjen e gjumit, kur mendja është më e cënueshme se kurrë. Aftësia e rrallë e Kobit e ka kthyer në një lojtar të lakmuar në botën tradhtare të spiunazhit në korporata, por gjithashtu e ka bërë një të arratisur ndërkombëtar dhe i ka kushtuar gjithçka që ai ka dashur ndonjëherë. Tani, Kobit i është ofruar një mundësi për shpengim. Një punë e fundit mund t’i kthejë mbrapa jetën e tij por vetëm nëse ai arrin të pamundurën: mbjelljen e një ideje.
Nje djale nga Nju Xhersi i përkushtuar në familjen e tij, miqtë, dhe kishën, zhvillon pritjet jorealiste duke shikuar pornografi dhe punon për të gjetur lumturinë dhe intimitetin me dashurin e tij të vërtetë.
Një ushtar veteran kthehet nga turneu i tij i detyrës të kryer në Irak, dhe mundohet që të filloje një jete të re por, urdhërohet në mënyrë arbitrare të kthehet në detyrë në terren nga ana e ushtrisë.
G.I. JOE është një njësi operacionesh speciale lartësisht e stërvitur dhe tepër sekrete e përbërë nga burra e gra nga i gjithë globi. Zyrtarisht, këta luftëtarë nuk ekzistojnë. Janë të paktë ata që dinë të vërtetën se G.I. JOE luftojnë një luftë sekrete, si radha e parë dhe e fundit e mbrojtjes kundër forcave që kërkojnë të fusin botën brenda kaosit. Kudo që ka telashe, G.I. JOE janë atje. Karakterët tuaj të preferuar G.I. JOE janë kthyer... por këtë radhë, askush nuk është i sigurt. S’ka parashuta. S’ka lazera. S’ka rregulla. Kujdes... kjo nuk është lojë!
Monitorimet e fshehta të NSA bëhen publike nga zbuluesi Eduard Snouden, në formën e mijëra dokumenteve të klasifikuara.
"Prioritet Absolut": Një korrier me biçikletë në Manhatan, ka si rregull kryesor çuarjen me çdo kusht të çdo porosie në destinacion. Por porosia më e fundit, do të jetë më e rrezikshmja, pasi një polic i korruptuar është i gatshëm të bëjë gjithçka për ta shtënë në dorë.
Në të ardhmen, edhe pse udhëtimi në kohë është i mundur, përdorimi bëhet vetëm në mënyrë të jashtëligjshme. Kur mafia kërkon të eliminojë dikë, ata e dërgojnë viktimën 30 vjet pas, ku një vrasës me pagesë si Xho e ekzekuton menjëherë. Jeta për Xho, po shkonte më së miri, derisa mafia vendos se ai vetë duhet eliminuar dhe për të përfunduar `punën` kanë dërguar veten e tij nga e ardhmja...
Tre shokë të ngushtë vendosin të argëtohen deri në maksimum në Vigjilje të Krishtlindjeve pasi do e lënë me aq traditën e të festuarit së bashku. Secili e ndjen magjinë e festës dhe merr mësimin e tij për gabimet e bëra.
“The Walk” është historia e vërtetë e një ëndrre dhe një shoqërie që meriton të mbahet mend dhe të rijetohet. Ndërsa Kullat Binjake ishin ende në vend, më 7 gusht 1974, një ditë para dorëheqjes së Presidentit Nixon, artisti francez, Philippe Petit, befasoi Nju Jorkun duke ecur mbi një litar çeliku të tërhequr midis dy kullave të Qendrës Botërore të Tregtisë.
Kane kaluar 8 vjet qekur Batman u zhduk ne nate duke u kthyer ne ate cast nga hero ne nje te arratisur. Duke marre persiper fajin per vdekjen e D.A. Harvey Dent kaloresi I Nates ka sakrifikuar cdo gje per ate qe ai dhe komisioneri Gordon konsideronin si te “miren e madhe.” Por gjerat do te ndryshojne kur dalin ne skene nje Mace hajdute me nje axhende misterioze dhe Bane, nje terrorist I maskuar, planet mizore te se cilit e cojne Bruce te kthehet perseri rolin e batman.