Bazuar në ngjarje të vërteta. Dy fëmijëri të vështira, sjellin në fushën e tenisit dy njerëz shumë të ndryshëm, që të dy pretendentë për kampionë bote. Historia e jashtëzakonshme e tenistit të famshëm Bjorn Borg dhe luftës së tij për të fituar mbi fatin dhe botën, që ishin kundër tij...
Një grua austriake shpëton nga presioni i drejtimit të vreshtit të familjes së saj duke luajtur hokej mbi akull.
Pastaj një lojtare e re mbërrin për të sfiduar botëkuptimin e saj të ngurtë, duke çuar në një natë që ndryshon jetën në rrugët e Vjenës.
Një agjent sportiv gjen një klient të ri basketbollist si një mundësi biznesi intriguese dhe kontradiktore gjatë një mbylljeje të përkohshme të ndeshjeve.
Një djalosh në moshën e para adoleshencës, gjeni shahu, inkurajohet që të tregohet i ashpër me veten, me qëllim që të bëhet kampion si i famshmi, por i papëlqyeshëmi, Bobi Fisher.
Rick Penning e jeton jetën ashtu si luan regbi; i shpejtë, i fortë dhe intensiv. Kur ai përfundon në burg, i ofrohet një shans për t'u rikthyer në lojë. Dhe pa dëshirën e tij ai duhet të bashkohet me ekipin ku stërvitja është rraskapitëse nga trajneri Gelwix, përndryshe Rick, përfundon pas hekurave.
Film i bazuar në histori të vërtet. Ndjek historinë e shitësit të këpucëve Sani Vakaro dhe mënyrën se si ai udhëhoqi Nike në ndjekjen e atletit më të madh në historinë e basketbollit, Majkëll Xhordan.
Filmi është frymëzuar nga historia e vërtetë e 4 shoqeve të ngushta dhe fanse të New England Patriots, të cilat ndërrmarin një udhëtim që ndryshon jetën në Super Bowl 17 për të parë heroin e tyre Tom Brady.
Nga muri i famës, Nat 'Suituoter' Klifton, shkruan histori si afrikano-amerikani i parë që nënshkroi një kontratë me NBA-në, duke ndryshuar përgjithmonë mënyrën se si luhet loja e basketbollit.
Frymëzuar nga ngjarje të vërteta nga pranvera e vitit 1944,
kur nazistët organizuan një ndeshje futbolli midis një ekipi të burgosurish
në kamp dhe një ekipi elitar nazist për ditëlindjen
e Adolf Hitlerit. Një ndeshje që të burgosurit janë të vendosur ta fitojnë, pavarësisht se çfarë ndodh.
Historia e vërtetë e Hërb Bruks. Një ish lojtar i kthyer në trajner i cili drejtoi skuadrën Amerikane Olimpike të vitit 1980 në një sukses të madh kundër skuadrës së pamposhtur të Bashkimit Sovjetik.
Xhim po përgatitet për ndeshjen e tij të parë profesionale të boksit, por fillon të rimendojë trajektoren e jetës së tij dhe seksualitetin e tij pasi lidhet me Uitu, një djalë Maori që i kalon ditët e tij në një kasolle të vjetër pranë plazhit.
Një gjimnaste ukrainase 15-vjeçare e emigruar në Zvicër, po stërvitet që të sigurojë një vend në Qendrën Kombëtare Sportive atje. Kur revolta e Euromaiden shpërthen në Ukrainë, rritet presioni dhe ankthi i vajzës, teksa familja e saj përballet me rrezikun e revoltave.
Një ish-trajner i basketbollit të ligës së vogël është urdhëruar nga gjykata të drejtojë një ekip lojtarësh me aftësi të kufizuara intelektuale. Ai e kupton shpejt se pavarësisht dyshimeve të tij, së bashku, kjo skuadër mund të shkojë më tej nga sa e kishin imagjinuar ndonjëherë.
Adonis ka lulëzuar si në karrierën e tij ashtu edhe në jetën familjare, por kur rishfaqet një mik i fëmijërisë dhe ish-mjeshtëror i boksit, përballja është më shumë se një luftë.
Një adoleshent i ri aziato-amerikan dhe fanatik i basketbollit, i cili thjesht dëshiron të zhysë dhe të lidhet me vajzën e re, përfundon duke mësuar shumë më tepër për veten, shokët e tij të ngushtë dhe nënën e tij.
Titrat jane rregulluar!Një ëndërr e guximshme për të ngjitur treshen më sfiduese të maleve në botë, së shpejti kthehet në një makth të tmerrshëm për një grup miqsh kur një stuhi vdekjeprurëse bllokon alpinistët pranë majës dhe ndërpret çdo shpresë shpëtimi.
Kur trajneri i bejsbollit në një qytet të vogël ftohet të punojë për një skuadër në Teksas, ai shpërngulet aty me familjen e tij dhe largohet nga i vetmja vend që njeh.
Kur vëllai i saj vendos të mos shkojë në shkollë për dy javë, Viola maskohet si ai dhe shkon në vend të tij në shkollën elitare ku hutohet pas kapitenit të skudrës së futbollit dhe shumë shpejt kupton se nuk është e vetmja që ka telashe romantike.
Tomi Xhonson është anëtar i grupit të tifozëve të Chelseas. Jeta e tij sillet rreth pijeve alkoolike, drogës dhe dhunës, por makthet në rritje e bëjnë të vërë në dyshim zgjedhjen e tij të jetës. I xhiruar në stilin dokumentar, ky film tregon një pamje realiste të huliganizmit në futboll.
Historia e sukseseve dhe vështirësive të Ronaldos, yllit të futbollit botëror, mes dëmtimeve thuajse invalidizuese, presionit të medieve dhe vendosmërisë për të sjellë kupën e pestë botërore në atdhe.
Kur një moment inati i kushton dëmtime serioze në këmbë, një futbollist i shquar kthehet në qytetin e lindjes dhe pranon të trajnojë skuadrën e të rinjve të qytetit.
Midis një dokumentari sportiv dhe një instalacioni artistik konceptual,
"Zidane" konsiston në një lojë futbolli të plotë (Real Madrid vs. Villareal, 23 prill 2005) e filmuar tërësisht nga këndvështrimi i superyllit të futbollit Zinedine Zidane.