Bashkëpunimi i një tregtari tapetash nepalez me një doktor të vjetër dhe një gjahtar tigrash në Kinë, çoi në prodhimin e një supe magjike që vrau gjeneralin kinez. Ky është misteri që policia po përpiqet të zgjidh dhe që nisi nga ëndrra e një burri ambicioz.
Çamani është një 30 vjeçar i cili vuan nga rënia e parakohshme e flokëve. Edhe pse ai është një profesor i nderuar, kjo gjë nuk e ka ndihmuar atë të gjejë një vajzë për martesë. E gjithë familja vihet në tension kur një guru u jep afat 4 muaj përndyshe ai do të mbesë beqar gjithë jetën.
Surja ka lindur me një sindromë të rrallë shëndetësore. Ai nuk mund të ndiejë dhimbje. Kjo e kushtëzon shumë në jetë, por nga ana tjetër, i jep dëshirën për të mësuar artet marciale, që ta përdorë këtë aftësi kundër kriminelëve.
Historia e heroit indian që ndezi shkëndijat e para të luftës për pavarësi kundër pushtimit britanik. Narasimha ishte ai që përkundër çdo gjase, arriti të bashkonte prijësit indianë rreth një qëllimi në një situatë të pashpresë, ndonëse tradhtia do t’i ndjekë nga pas në forma të ndryshme...
Nëse është zbatuar ligji nuk do të thotë që është vënë drejtësia në vend. Ky është gjyqi kundër një regjisori të famshëm të "Bollywood" pasi ai akuzohet për përdhunim nga një anëtare e ekipit të xhirimeve.
Bazuar në një ngjarje të vërtetë. Policia bastis një shtëpi në Delhi, për të kërkuar të dyshuarit terroristë, por përveç humbjeve në njerëz, do t’u duhet të përballen me akuza nga të gjithë krahët...
Një polic i infiltruar përfshihet në një betejë mes kriminelëve të cilët janë në kërkim të çelësit të një kasaforte, përmbajtja e së cilës do u jepte pushtet të pakufishëm.
Bazuar në ngjarje të vërteta. Në vitin 2014, një grup infermierësh nga Malayali ngecin aty kur terroristët pushtuan qytetin e Tikrit në Irak. Ky film rrëfen përvojën e infermierëve pas kapjes së tyre.
Bazuar në jetën e matematikanit nga Patna, Anand Kumar, i cili drejton programin e famshëm Super-30, për aspirantët e IIT-së (Instituti Indian i Teknologjisë).
Një sulmues vetëvrasës humb kujtesën dhe ka një bombë të lidhur me zemrën e tij. Është në dorën e policisë të ndalojë këtë bombë të marrë jetë të pafajshme.
Në prag të lindjes së Indisë si një komb i pavarur, një familje bën një udhëtim të rrezikshëm drejt lirisë, me një kosto. Një djalë i ri, Barat, i bën një premtim të Atit se do ta mbajë familjen e tij së bashku, pavarësisht gjithçkaje.
Princi i ashpër dhe kokëfort i Pritampurit, ndërsa po shërohej nga një atentat që iu bë katër ditë para kurorzimit, zëvendësohet nga një person i ngjashëm zemër mirë...
Bazuar në situatën socio-politike të Indisë. Në një vend ku diskriminimi është i pranishëm kudo, për shkak të racës apo kastës, një oficer policie i sapoemëruar, nuk arrin ta pranojë dot realitetin e vendit. Përballë një rasti përdhunimi të rëndë, ai nis luftën e tij për ndryshim...
Filmi bazohet në ngjarjet e vërteta gjatë shpërthimit të virusit Nipah në Kerala, në vitin 2018. Ngjarjet ndjekin fazat e ndryshme të epidemisë, që nga identifikimi e deri në çrrënjosjen totale. Ai portretizon sakrificat dhe momentet heroike që bënë të mundur gjetjen e burimit të virusit dhe kontrollimin efektiv, pa lejuar përhapjen e mëtejshme.
Një shkrimtar i suksesshëm, Abhimanju Roi, i ngecur në problemet e shkrimit, kthehet në zanafillën e tij për të shkruar një histori dashurie të modës së vjetër.
Pas vdekjes së prindërve, dy motra kthehen në shtëpinë e tyre të fëmijërisë. Ato përballen më shumë se kurrë me një shqisë të re kur ndjejnë se shtëpia e tyre mund të jetë e banuar edhe nga një fuqi e padukshme.