Një murg i ri Taoist, tepër i aftë i quajtur Hi Anksia, i është kërkuar nga mjeshtri i tij që të largohet kur mungesa e ushqimit i kanoset tempullit në majë të malit ku ai jeton dhe...
Kur 13-vjeçari Kajl Vogel zbulon një valixhe të Luftës së Dytë Botërore që i përket gjyshit të tij, Bad, të gjithë i thonë Kajlit për ta çuar atë përsëri në vend. Për fat të mirë, ai i injoron urdhrat. Edhe pse Bad kurrë nuk ka folur për luftën, ai e gjen veten në arritjen e një marrëveshje me nipin e tij: Kajl mund të zgjedhë tre suvenire dhe Bad do i tregojë atij historinë prapa secilit suvenir. “Dita e Dëshmorëve” jo vetëm që na merr në një udhëtim në të kaluarën e komplikuar të Badit gjatë kohës së luftës, por edhe në të ardhmen e Kajlit. Ndërsa të dy ndajnë përvojat e tyre në luftë, ata kuptojnë se sa ajo ditë magjike në verandë ndikoi në jetën e tyre.
I bazuar në historinë e vërtetë të betejës së një njeriu për mbijetesë dhe liri. Në Shtetet e Bashkuara të para-Luftës Civile, Solomon Northap, një zezak i lirë nga periferitë e Nju Jorkut, rrëmbehet dhe shitet si skllav. Duke u përballur me mizorinë, si dhe mirësitë e papritura, Solomoni lufton jo vetëm për të qëndruar gjallë, por për të mbajtur dinjitetin e tij. Në vitin e dymbëdhjetë të odisesë së tij, takimi i rastësishëm i Solomonit me një abolicionist kanadez do t'i ndryshojë përgjithmonë jetën.
Të nisësh diçka nga zero është shumë herë më e thjeshtë se të rinisësh pas një shkatërrimi të madh. Historia e vërtetë e një skuadre të madhe si Manchester United! Skuadra me moshën më të re në histori, të quajtur “Busby Babes”, që kanë fituar ndonjëherë Ligën Angleze. Janë quajtur heronj, luftëtarë dhe mbi të gjitha, frymëzim. Dhe jo vetëm për futbollin!
Tragjedia ajrore e vitit 1958 i mori jetën 8 lojtarëve kryesorë të “Busby Babes”. Me punën dhe guximin e trajnerit Xhimi Mërfi, skuadra rindërtohet në një kohë rekord dhe vazhdon rrugën në nder të klubit.
Fitues i 4 çmimeve Oskar. Historia e vërtetë e mbretit Xhorxh VI, i cili ishte përndjekur gjithë jetën nga një e metë në të folur dhe problemi më i madh ishin fjalimet në publik. Por me kombin në prag të luftës, gruaja e tij kërkon ndihmën e një terapisti, që me metoda të pazakonta do ta ndihmojë mbretin t’i japë popullit atë që kishte më shumë nevojë… një zë udhëheqës!
Nelson Mandela, sapo merr detyrën si president i Afrikës së Jugut merr një iniciativë unike për të bashkuar vendin e përçarë duke çuar skuadrën e regbit në kampionatin botëror të vitit 1995.
Ndërkohë në Korenë mesjetare një vajzë e vogël kërkon hakmarrjen për vdekjen e nënës së saj. Mirëpo ajo duhet të përballet me njërin nga luftëtarët më të fuqishëm në dinastinë e Goryo-s.
Ndërkohë që Korea është e pushtuar nga Japonia në 1933-shin, luftëtarët e pavarësisë planifikojnë vrasjen e tradhtarëve që ia dorëzuan vendin armiqve. Por mes tyre, ndodhet edhe një spiun që vazhdon t'i kallëzojë te forcat armike.
Ngjarjet ndodhin në luftën e vitit 1944, nga Blue Hills te gadishulli Sõrve, e parë përmes syve të një ushtari estonez i cili po lufton kundër ish-vëllezërve të tij. Zgjedhjet s'duhet të merren vetëm nga ushtarët, por edhe nga familjarët e tyre...
Një dramë luftarake që merr jetë gjatë pushtimit Nazist të Bashkimit Sovjetik, në qershor 1941. Vit në të cilin trupat ruse ngelën në një fortesë kufitare për nëntë ditë.
Ngjarjet zhvillohen në kohën kur republika e sapoformuar e Hollandës sulmohet nga Anglia, Franca dhe Gjermania dhe për më tepër vet vendi është në prag të luftës civile. Në të tillë situate emergjente vetëm një njeri mund të drejtoj armën më të fortë të vendit, flotën holandeze. Dhe ai njeri quhet admiral Mishiel de Ruiter.
Në këtë vazhdim, ministër i parë Cao Cao bind perandori Han për të filluar një luftë kundër të dy Mbretërive, Xu dhe Wu, të cilat janë bërë të forcave aleate.
“Selma: Rruga Për Lirinë”, një film që tregon për marshimin e dr. Martin Luther King dhe betejën e tij për të fituar të drejta të barabarta për të gjithë qytetarët në vitin 1965.
Filmi Serena sjell për të kuptuar mekanizmat e dashurisë; atë dashuri që mund të bëhen pothuajse urrejtje për vetveten, por sidomos për personin i cili "beson" në dashuri. Në fund të viteve '20 dy të rinj të sapomartuar shumë të dashuruar vendosin për të ardhmen e tyre...
Bazuar në një legjendë japoneze popullore që ngjason me historinë e Robin Hudit, ky film ndjek ninxhen Goemon Ishikawa, i cili lë klanin e tij luftarak pasi kreu i saj vritet dhe përdor aftësitë e tij si një hajdut për të ndihmuar të varfërit. Por, pasi zbulon identitetin e vrasësit të udhëheqësit të tij - tadhtari Hidejoshi. Goemon vendos të marrë hakun e mjeshtrit të tij, i ndihmuar nga miku i tij besnik, Saizo.
Vëllezërit hebrik të pushtuar nga nazistët e Evropës Lindore shpëtojnë duke ikur në pyjet Belarussian, ku ata bashkohen me luftëtarët e rezistencës ruse dhe përpiqen për të ndërtuar një fshat në mënyrë për të mbrojtur veten dhe rreth 1,000 hebrenj që nuk munden të luftojnë.
Në Poloni gjatë Luftës së Dytë Botërore, Oskar Schindler gradualisht fillon të shqetësohet për fuqinë punëtore të tij çifute, pasi përjeton persekutimet e tyre nga nazistët. Ky film mban vendin e 7-të në rënditjen botërore të filmave më të mirë! Fituesi i 7-të çmimeve Oskar dhe i 70 çmimeve të tjera.
Historia e vërtetë e dy snajperave ruse dhe gjermane që luajnë një lojë e maces me miun në betejën e Stalingradit duke u përpjekur për të eleminuar njëri – tjetrin.