Princesha Kristina viziton qytetin e Romës me prindërit e saj mbretëror. Misioni i vizitës së tyre është martesa e saj me dikë të pasur për të mos humbur pasurinë. Por synimi i tyre rrezikon pasi që në jetën e tyre hynë një shofer autobusi me emrin Barnaba dhe ai bie çmendurisht në dashuri me Kristinën e mrekullueshme. Barnaba bënë gjithçka për të arritur qëllimin e tij me atraksione të papërmbajtura që 'të martohet me princeshën'!
KUJDES: FILMI KESHILLOHET PER SHIKUES MBI 18 VJEC!
Në Napolin e pushtuar nga magjia dhe besëtytnisë, çmenduria dhe racionaliteti, një mister mbulon
ekzistencën e Adrianës, e mbingarkuar nga një dashuri e papritur dhe një krim i dhunshëm.
Një grup njerëzish me aftësi të kufizuara, kryejnë një grabitje të madhe. Gjërat shkojnë sipas planit derisa fillojnë të tradhtojnë njeri tjetrin. Si përfundim, kush do t'i gëzojë paratë e fituara nga grabitja?
Leo është 16 vjeç dhe për të jeta ka vetëm dy ngjyra: të bardhën dhe të kuqen. E bardha është zbrazëtia, heshtja, mërzia ndërsa e kuqja gjaku që rrjedh në vena, por edhe ngjyra e flokëve të Beatriçes, vajza e ëndrrave të tij. Kur ai më në fund gjen guximin t’i afrohet asaj mëson se Beatriçe po kalon nëpër një dhimbje të madhe. Por nga ana tjetër është edhe Silvia; mikja e tij më e mirë…
Një vajzë adoleshente, që jeton me nënën dhe gjyshen, do të ketë eksperiencat e saj të para seksuale që do lënë shenjë në jetën e saj shoqërore dhe familjare...
Në një ishull të vogë në Oqeanin Paqësor, Alan dhe Çarli përpiqen të gjejnë një thesar lufte të lënë pas nga ushtria japoneze gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Një muzikant xhazi dhe një stantmen janë sozi identike të dy kushërinjve milionerë. Ata pranojnë t'i zëvendësojnë për një javë në këmbim të një shume të majme.
Për dekada të tëra, Xhep Gambardela e ka shtruar me shkëlqim rrugën e jetës joshëse të natës në Romë. Por, pas 65-vjetorit të tij dhe gjithashtu një lajmi tronditës që merr nga e shkuara, Xhep shikon përtej klubeve të natës dhe festave dhe dëshiron të gjejë një peisazh absurd ku koha nuk ekziston dhe bukurinë e madhërishme.
Bambino (Vogëlushi) përpiqet t'i mësojë zantin vëllait të tij, Triniti, por përfundojnë duke ndihmuar një familje pionerësh dhe duke prishur një rrjet tregtie armësh.
Një endacak dembel e i armatosur, se bashku me vëllanë e tij, një hajdut i shëndoshën kuajsh, ndihmojnë një komunitet mormonësh që të mbrojnë token e tyre nga kryebashkiaku dhe xhelatët e tij.
FILMI KESHILLOHET PËR SHIKUES TË MOSHËS MBI 18 VJEÇ! PËRMBAN SKENA EROTIKE TË FORTA!
Një profesor universiteti dyshon se gruaja e tij po e tradhton me babanë e tij.
FILMI KESHILLOHET PER SHIKUES TE MOSHES MBI 18 VJEC! PERMBAN SKENA EROTIKE TE FORTA! Dario është një botues, shkon bashkë me gruan, Marta në panairin e librit. Aty ajo takon Leonin dhe ai bëhet dashnori i saj ndërkohë që Dario është i zënë me punë. Kjo marrëdhënie do të ndikoj edhe midis Darios dhe Martas.
Enzo, një hajdut i vetmuar dhe mizantrop, përdor fuqitë e fituara pasi u rrëzua në lumin Tiber për të ndjekur një bandit të çmendur të quajtur "Cigani".
Në vitin 1978, nga një bankë e Detroitit u vodhën 20 milion dollrë. Një nga hajdutët u kap, njëri u gjend i vdekur dhe i treti u zhduk. Paratë nuk u gjenën kurrë. Agjentët e FBI-së, Dag Benet dhe Stiv Forrest janë caktuar te investigojnë këtë rast si agjentë të fshehtë, duke punuar si policë të thjeshtë në Majami, aty ku fshihet edhe hajduti i tretë me 20 milion dollarët dhe një post drejtues në autoritetet vendase.
Xhulia është një pilote e garave GT. Kur babai i saj ndërron jetë, çdo gjë në jetën e saj merr një drejtim tjetë. E vetmja shpresë për të është vëllai i saj i madh, një i droguar, ish-pilot e kampion i reilit.
Gjatë Luftës së Dytë Botërore, një djalosh adoleshent, të cilit sapo i kanë lindur ndjenjat seksuale, dashurohet nga Malènan, një grua sensuale me mendje të ngushtë, e cila jeton në një qytet të vogël italian.
"Djali i padukshëm": Mikele është një djalë në klasë të tetë, i cili pas një feste zbulon se ka fuqinë për t'u bërë i padukshëm.
Ndërkohë ai mëson për mistere që rrethojnë jetën e tij dhe për një grup paramilitar, i cili do ta ndjekë atë nga pas për shkak të fuqisë që ai zotëron.
Një vështrim në njësinë e diskutueshme të policëve të trazirave dhe gjëndjeve të jashtëzakonoshme, e thënë nëpërmjet tregimeve të tre policëve veteranë dhe një të rekrutuari të ri.