Pasi humbi dëgjimin, një kërcimtar shumë i talentuar i hip-hopit, përgatit një ekip me fëmijë të shurdhër për të garuar në një konkurs të rëndësishëm kërcimi
Një revolucion feminist nis në gjimnazin Rokport, ku vajzat të lodhura nga standartet e dyfishta, ngacmimet dhe gjithmonë të qenit të nënvlerësuara nisin të rebelohen dhe të kërkojnë një ndryshim në botën që i rrethon.
Gjatë një seance regjistrimi këngësh në Çikago, 1927, krijohet një situatë tensionuese mes Ma Reinit, muzikantit të saj ambicioz të trombës dhe menaxherit të bardhë, i cili është i vendosur për ta mbajtur nën kontroll "Nënën e Bluzit". Bazuar në dramën e fituesit të Çmimit Pulitzer, August Wilson.
Suraxhi është një gangster që ngarkohet nga i ati me detyrën e rrëmbimit të vajzës së Shefit të Policisë, duke e mashtruar atë se është një oficer që po e merr nën mbrojtje me urdhrin e shefit, duke qenë se jeta e saj është rrezik. Gjatë dy javëve që qëndrojnë së bashku, dashuria e tyre forcohet dita-ditës dhe pavarësisht zhgënjimeve, pengesave e faktit që i përkasin dy botëve të kundërta, a do të zgjedhin ata të kthehen në vendet përkatëse ku ndihen vetvetja apo do të ndërmarrin një udhëtim plot sakrifica, tolerancë e besnikëri për të ndërtuar një jetë të re ku të kundërtat mësojnë të bashkëjetojnë, duke iu përulur madhështisë dhe forcës së dashurisë.
Silvi përjeton një romancë verore me një saksofonist të punësuar në dyqanin e babait të saj në Harlem. Ajo që fillimisht ngjan me një ndjenjë të zjarrtë mes të rinjsh, vite më pas, në një takim të mëvonshëm, do të vërtetojë se është shumë më tepër se kaq...
Një muzikant i ri udhëton në Burning Man, një festival unik në mes të shkretëtirës së Nevada, në një përpjekje për tu rikthyer vajzën çapkëne me të cilën është dashuruar.
Një trupë yjesh teatri narcistë, mblidhen në një qytet të vogël konservator në Indiana në mbështetje të një vajze gjimnazi që dëshiron të marrë të dashurën në mbrëmjen e maturës.
Disa dekada pasi nxënësi i tij e tradhton atë, një prodhues lodrash dikur i lumtur gjen shpresë të re kur mbesa e tij e talentuar shfaqet në pragun e tij.
Muzikanti i ri Zak Sobiek zbulon se kanceri i është përhapur në trup, duke i lënë vetëm disa muaj jetë. Me pak kohë të mbetur për të jetuar, ai ndjek ëndrrën e tij dhe realizon një album me këngë, pa e ditur që së shpejti do të shndërrohet në një fenomen muzikor.
Një gazetar i Los Anxhelos ndërsa kërkon një artikull të ri për gazetën, ai zbulon një gjeni muzikant të pastrehë të trajnuar nga Juilliard dhe përpiqet të përmirësojë situatën e tij.
Një rrugëtim frymëzues dashurie, që të lë pa frymë. Historia e dashurisë midis Surit, një burri të zakonshëm dhe Taanit, që është krejt e kundërta e tij.
Pesë vjet pas ngjarjeve të “Mamma Mia!” (2008), Sofia përgatitet për rihapjen e madhe të Hotel “Bella Donna”, por ndërsa jeton jetën e saj, mëson edhe më shumë për të kaluarën e së ëmës...
Një vizitore nga e ardhmja u thotë miqve të mirë, Billit dhe Tedit, se vetëm një nga këngët e tyre mund të shpëtojë realitetin dhe të sjellë harmoninë në univers. Kjo, i bën dy shokët, bashkë me familjet e tyre, të nisin kërkimin për ta zbuluar këtë mister.
Bazuar në historinë e jetës së violinistit dhe kompozitorit të shekullit të 19-të, Nikola' Paganinit, menaxherit të tij djallëzor dhe udhëtimit në Londër që i ndryshoi jetën.
Kur aplikimi i Kuin Akermenit për fakultetin e ëndrrave të saj varet nga performanca në një garë kërcimi, ajo formon një grup dështak kërcimtarësh për të mundur grupin më të mirë të shkollës. Tani i duhet thjesht të mësojë të kërcejë.
Një vajzë e re (Annabel Scholey) vendos të bëjë dasmën e saj në Itali, pa e ditur se i fejuari (Greg Wise) dhe motra e saj (Hannah Arterton) kanë qenë para disa vitesh shumë të dashuruar me njëri tjetrin.
Historia e pianistes klasike, ikonës dhe artistes legjendare, Nina Simone, që jetoi një jetë me ndershmëri brutale, me gjenialitet muzikor dhe me melankoli të torturuar.
Dy këngëtarë të një qyteti të vogël të Islandës janë në ndjekje të ëndrrës së tyre për të qenë pjesë e Eurovizionit. Gjatë rrugëtimit, plot sfida, ngatërresa dhe keqkuptime vendosin në provë lidhjen mes tyre.