Bazuar në historinë e vërtetë të një sipërmarrësi shërbimesh funerale, i cili shpëtoi prej falimentimit falë një avokati të talentuar që përdori gjithë aftësitë e tij për ta nxjerrë nga telashet financiare.
Pasi Klajd Aleksandër Sheltonit i vrasin të shoqen dhe të bijën, ai irritohet sepse vrasësit nuk marrin dënimin e duhur dhe ai vendos t'i torturojë dhe t'i vrasë për t'u treguar të gjithëve që duhej respektuar ligji. Për krimin e kryer Klajdi arrestohet dhe fillon të kryejë ekzekutime nga brenda qelisë, synimi i tij shkon edhe për kokat e larta qeveritare.
Një baba punëtor, jakë blu, i cili thjesht dëshiron t'i sigurojë një jetë të mirë vajzës së tij 8-vjeçare të zgjuar. Puna e tij e zakonshme e pastrimit të pishinave
në Luginën e San Fernandos është një mbulim për burimin e tij të vërtetë të të ardhurave: gjuetia dhe vrasja e vampirëve.
Peter Parker është i demaskuar dhe nuk është më në gjendje të ndajë jetën e tij normale nga rreziku i të qenit një Super Hero. Kur ai kërkon ndihmë nga Doctor Strange, rreziku shtohet, duke e detyruar atë të zbulojë se çfarë do të thotë me të vërtetë të jesh Spider-Man.
Një muzikant që ka humbur pasionin për profesionin e tij, pëson një aventurë të çuditshme para një momenti shumë të rëndësishëm në jetën e tij. E vetmja mënyrë për t'iu kthyer jetës normale, është që ai të kuptojë vlerën dhe qëllimin e saj.
Një gazetar i Los Anxhelos ndërsa kërkon një artikull të ri për gazetën, ai zbulon një gjeni muzikant të pastrehë të trajnuar nga Juilliard dhe përpiqet të përmirësojë situatën e tij.
Një vajzë e birësuar, i cili jeton me nënën e saj sheh ndryshimin e jetës kur një biznesmen kandidon për kryetar të bashkësish në Nju Jork i cili bën një lëvizje gjate fushatës dhe merret me atë.
Një ish-ushtar bashkëpunon me një polic dhe një vajzë të re për të gjetur burimin e një pilule të rrezikshme, që i siguron superfuqi të përkohshme njerëzve që e pinë.
Një polic përzihet me kriminelët e gabuar dhe ata i rrëmbejnë djalin. Ai shkon në një disko për ta shpëtuar. Shumë lidhje të fshehta dalin dhe zbulohen më pas.
Shumë vite pas ngjarjeve të romanit të famshëm “Si të vrasësh një zog përqeshës”, një tjetër avokat i ri lufton për lirinë e një burri të pafajshëm dhe nuk dihet nëse historia do përsëritet, apo bota ka ndryshuar.
Ky është një version i përditësuar i një filmi aksion të viteve 80' ku dy detektivë të policisë së Majemit do të përfshijnë perspektivat e tyre personale në një aksion të fuqishëm antidrogë. Jetët e tyre tashmë janë në rrezik.
Historia se si lindi hajduti i famshëm, Robin Hood, për të luftuar lakminë e kishës dhe të politikanëve dhe dëshirën e tyre për pushtet. Nuk është vetëm një histori mbi betejën midis të pasurve dhe të varfërve, por lufta e një populli për një jetë më të mirë.
Pilotët e Marinës, Ben Ganon, Henri Pursell dhe Kara Uejd ngarkohen me detyrën të trajnojnë një avion të ri
pa pilot që bazohet në inteligjencën artificiale për të sulmuar objektiva jashtë territorit të Sh.B.A-ve.
Ben është mosbesues ndaj teknologjisë së inteligjencës artificiale dhe kur Marina vendos ta vërë avionin në punë
edhe pas disa defekteve dhe mos-bindjeve, ai e di se duhet ta ndalojë atë në mënyrë që të shmangë një luftë të re
botërore.
Vinsent është një vrasës me kontratë i ftohtë që llogaritë gjithçka: është i jashtëzakonshëm në lojën e tij të tmerrshme. Maks është një shofer taksie me ëndrra të mëdha por pa rezultat. Në këtë natë fatale, Maksi duhet të shëtisi Vinsentin për detyrën e tij të re: një natë, 5 ndalesa, 5 vrasje dhe dalja e tij nga skena. Dhe tani që janë në të njëjtën rrugë, jetët e tyre do të përplasen: askush nga të dy nuk do të jetë më i njëjti. Sepse kjo natë do të ndryshojë gjithçka.
Për Piter Parkërin, jeta është ngarkuar. Ndërmjet jetës si „Njeriut-Marimangë“, duke zënë njerëz të këqij dhe jetës si „Pitër Parkër“ duke qëndruar me personin që ai e dashuron, Guin Stejsi.
Ndërkohë që një polic është në një turne në Shtëpinë e Bardhë me vajzën e tij të vogël, ai vihet në veprim për të shpëtuar fëmijën e tij dhe të mbrojë presidentin nga një grup pushtuesish paramilitar të armatosur rëndë.
Me ndihmën e një gjahtari shpërblimesh gjerman, një skllav i liruar, me ngjyrë, vihet në shpëtim të gruas së tij prej pronarit brutal të plantacioneve në Misisipi.
Filmi që do të ndiqni bazohet në librin e mirënjohur të Enthëni Suoford, të vitit 2005. Një ish marins, i cili flet për eksperiencën e tij në Arabinë Saudite, si dhe për luftën në Kuvajt.