Dy shokë, ish-murgj në Shaolin, ndajnë rrugët e tyre teksa shohin rebelimin ndaj qeverisë. Më ambiciozi ngrihet për tu bërë një komandant i fuqishëm në ushtri, ndërsa shoku i tradhtuar fillon të mësojë mënyrën e qetë të Tai Çi-së.
KUJDES! FILMI KA SKENA TE FORTA EROTIKE! KESHILLOHET PER SHIKUES MBI 18 VJEÇ!
Një histori e Sada Abe, një grua lidhja e së cilës me padronin e saj e çoi në një fiksim seksual me një fund tragjik...
Një roje perandorake dhe tre miqtë e tij tradhëtarë të fëmijërisë të urdhëruar për ta kapur, varrosen aksidentalisht dhe ngrijnë në kohë. 400 vjet më vonë, ata shkrijnë dhe vazhdojnë betejën që kishin lënë përgjysëm.
Një badigard i dalë në pension i cili jeton në cepin e botës ku Kina, Rusia dhe Korea e Veriut bashkohen, ndërkohë që vuan nga skleroza e parakohshme, zë miqësi me një vajzë të vogël. Kur jeta e saj vihet në rrezik nga lidhjet e babait të saj me një kriminel, badigardi duhet të vërë në përdorim aftësitë e tij të vjetra për ta shpëtuar.
Rreth 100 vjet luftë mes luftëtarëve Shinobi të Manjidani Koga dhe klanit Tsubagakure Iga, zoti Hattori Hanzou dekreton që duhet të vendoset paqja. Të dy klanet jetojnë të fshehur në pyje dhe male. Zoti i Zotave, në 1614, bindet se klanet janë të rrezikshëm për paqen në tokat e tij, dhe këshilltari i tij thur një plan për të shkatërruar luftëtarët më të mirë në një turne. Ndërkohë, i riu Iga Oboro dhe Koga Genesuke bie në dashuri me njëri-tjetrin. Kur gjyshja e Oboro, liderja e klanit Iga dhe babai i Ogenit dhe Genesukes, lideri i klanit Koga, vrasin njeri-tjetrin, Oboro dhe Ganesuke duhet të drejtojnë luftëtarët e tyre drejt përballjes përfundimtare të klaneve Shinobi.
Fat, një njeri, ekzorcizmi i cilit regjistrohet nga dikush në internet dhe fjala merr dhenë, e jeton jetën duke parë shpirtra dhe në fund bën zgjedhjen e tij.
Jo Tae-Oh është një djalosh i llastuar, i rritur në një familje të pasur. Ai kryen çdo lloj krimi që dikush mund të imagjinojë. Ai përpiqet të blejë çdo gjë në rrugën e tij, gjë e cila pothuajse gjithmonë funksionon, por detektivi Seo Do-Keol s’do ta lejojë këtë herë.
Mbreti Majmun: Fillimi i legjendës është një version i riimagjinuar i Hollivudit për nxjerrjen e Mbretit Majmun: Kërdia në pallatin e parajsës. Origjina dhe vendi i lindjes së historisë së Mbretiti Majmun.
Në vitin 1920 në Kinë, një bandit arrin në një qytet të largët provincial duke u paraqitur si shefi i saj i ri, ku ai përballet kundër një fisniku tiranik.
Për të zbuluar një kartelë droge, Inspektori Çan Çia Çu, shkon si i agjent sekret në një burg kinez. Atje ai fiton besimin e një pjestari të katelëes së drogws, Pantherit duke e nxjerrë atë nga burgu. Më pas, së bashku me një agjente tjetër sekrete, shkojnë në Hong Kong ku pranohen nga lideri i bandës, por gjithçka ndryshon kur identiteti i Çan Çia Cusë zbulohet aksidentalisht nga e dashura e tij.
Super polici i Hong Kongut duhet të ndalojë një grup shantazhistësh bombardues, në të njëjtën kohë që të këqijtë e Historisë Policeske të parë kërkojnë hakmarrje.
Lao San është një veteran i ri, shumë i aftë në KungFu, por jo shumë i aftë me inteligjencën. Pasi u bë roje për një koleksionues të pasur, Lao San zbulon planin e shefit të tij për të vjedhur muzeun kombëtar.
Një murg i ri Taoist, tepër i aftë i quajtur Hi Anksia, i është kërkuar nga mjeshtri i tij që të largohet kur mungesa e ushqimit i kanoset tempullit në majë të malit ku ai jeton dhe...
Një oficer policie i Hong Kongut duhet të pastrojë emrin e tij pasi bosat e drogës të cilët po ndjek ai,e fusin në kurth për vrasjen e një polici të korruptuar.
Kur një bandë gangsterësh e udhëhequr nga një hajdut pronash të patundshme tentojnë të marrin shkollën e qytetit, Mjeshtri Ip është i detyruar të marrë një qëndrim ndaj këtij veprimi...
Një japonez gangster shkon në Los Anxhelos ku vëllai i tij jeton me një grup të vogël rracash të ndryshmë por të respektuar,të cilin ai i frymëzon që të zgjerojnë influencën e tyre.
KUJDES, FILMI PERMBAN SKENA TE FORTA EROTIKE! KESHILLOHET PER MOSHA MBI 18 VJEC!
Rrëfenja e romancës se ndaluar mes një adoleshenteje franceze dhe një burri kinez mes përgjegjësive për veprimet e tyre dhe peripecive të kohës...
Legjenda thote se dikur, ne Kine, gjate periudhes se luftrave te Perandorive, varferia kish mbjelle vuajtje. Perandori Mozhin krijoi nje grup te cilet hapnin varre per te vjedhur arin ne to. Keshtu njerezit e tij mund te ushqeheshin. Kjo tradite u ndoq me breza, deri sa tre miq te mire te stervitur si Mozhin, Hu, Uang dhe Shirli perplasen me Lulen e Ekuinoksit. Ajo lakmohej nga kushdo per magjine e jetes, Por shume te verteta zbulohen rruges. E ekziston lulja e Ekuinoksit?
I bazuar në romanin shumë të famshëm në të gjithë globin të Arthur Golden, “Kujtimet e një Geishe” është një film epik i vrullshëm dhe romantik që tregon një botë misterioze dhe ekzotike që bën akoma një magji të fortë edhe në ditët e sotme. Historia fillon kur një fëmijë japonez i varfër ndahet nga familja e tij për të punuar si shërbëtore në një shtëpi Geishash. Pavarësisht nga një rivale e pabesë që për pak sa nuk i thyhen shpirtin, vajza lulëzon dhe bëhet Geisha legjendare Sajuri (Ziyi Zhang). E bukur dhe e përkryer. Sajuri magjeps burrin më të fuqishëm të kohërave të saj, por ajo është e përhumbur në dashurinë e saj të fshehtë për të vetmin mashkull që s’mund të ketë (Ken Watanabe).