Një burrë u rrit sikur të ishte një qen, arratiset nga pronari i tij për të filluar një jete të re, por ky i fundit e kërkon për ta shfrytëzuar ne dyluftime vdekjeprurëse pasi arti i tij marciale është i pamposhtshëm kur lirohet nga qaforja.
Pas vrasjes së kolegut të tij Tom Loun dhe familjes së tij nga vrasësi i rrezikshëm Rog, agjenti i FBI-së Xhak Kroford betohet të hakmerret, pasi ndihet fajtor pas asaj që ndodhi. Do t’ia dali ta zbulojë pas një gjakderdhje të madhe midis Triadës kineze dhe Jakuzës japoneze. Por kur xhaku dhe Rogu do të përballet bashkë, një e vërtetë nga e kaluara do të zbulohet.
Një polic hakmarrës kërkon vrasësin e vëllait të tij dhe bie në dashuri me vajzën e një biznesmeni i cili është i përfshirë në një para-marrëveshje me babain e tij.
‘Mercenarët’, bashkohen për një mision në dukje të lehtë për të rikuperuar diçka nga një avion i rrëzuar. Por kur njëri prej tyre vritet gjatë misionit dhe ata zbulojnë një komplot që rrezikon miliona njerëz, përballja me armikun kthehet në jetë a vdekje…
Në lindjen e largët, Aleks O'Konell, djali i luftëtarëve të njohur të mumjeve Rik dhe Evi O'Konell, zbulon mumjen e Perandorit të Çinit, një qenie që ndryshon formë i mallkuar nga një shtrigë shekuj më parë.
Çen Zen (Jet Li) është një student kinez i cili ka shkuar në Kioto të Japonisë për të studiuar. Dhe kur Chen (Li) zbulon se mësuesi i tij i dashur dhe i shenjtë është vrarë, ai betohet për t’u hakmarrë për vdekjen e tij! Pastaj, me një përkushtim të palëkundur për hakmarrje, Chen vë çdo gjë në linjë për të zgjidhur rezultatin! Ky film është frymëzuar nga New York Times dhe filmit klasik (Fist Of Fury) të luajtur nga Bruce Le. Ky film ka skena të pabesueshme dhe adrenalin të pandalshme!
Një zbulim i bërë për kungfu çon një amerikan në aventurën e kinës, ku ai bashkohet me disa grupe luftëtar të arteve marciale për të kapur mbretin e majmunëve.
Barni Roz dhe skuadra e tij , përfshihen në një konflikt me një trafikant armësh të pamëshirshëm , që quhet Konra Stonbenks, një nga ish-krijuesit e skuadrës së mercenarëve, i cili është i vendosur për të shkatërruar skuadrën.
Barni Ros është lider, i një grupi mercenarësh me aftësi të jashtëzakonshme që paguhen nga Z. Kisha për të kryer një punë shumë të rrezikshme. Ata duhet të vrasin diktatorin e një ishulli të vogël në Amerikën e Jugut i cili është në ndikimin e një ish-agjenti të Cia-s dhe nën mbrojtjen e një ushtrie shumë të madhe në ishullin e Vilenës.
Historia e “Shpatave Fluturuese të Portës së Dragoit” është i bazuar në filmin e vitit 1992 “Hani i Dragoit”. Është hera e parë që një film i tillë aksion xhirohet në 3D. Historia e filmit nis tre vjet pas djegies së Hanit famkeq të Dragoit në shkretëtirë kur pronarja e tij Xhejd u zhduk. Një bandë e re grabitësish e ka marrë nën pronësi: pronarë gjatë ditës dhe gjuetarë thesaresh gjatë natës. Hani është vendndodhja legjendare e një qyteti të humbur, të groposur nën shkretëtirë dhe thesari i tij i fshehur shfaqet vetëm gjatë një stuhie gjigante çdo 60 vjet. Banda e përdor hanin si një vitrinë për të gjurmuar thesarin...
Dy shokë, ish-murgj në Shaolin, ndajnë rrugët e tyre teksa shohin rebelimin ndaj qeverisë. Më ambiciozi ngrihet për tu bërë një komandant i fuqishëm në ushtri, ndërsa shoku i tradhtuar fillon të mësojë mënyrën e qetë të Tai Çi-së.
Ky film tregon historinë per mjeshtrin kinez te Arteve Marciale Huo Yuanjia (1869-1910). Huo Yuanjia ishte themelues dhe mësues shpirtëror i federates se sportit Jin Wu.