Gjatë Luftës së Dytë Botërore, në Indi, në kohën kur Gandi përpiqej të fitonte mbi Bosin,
lind një trekëndësh dashurie. Aktorja e famshme Xhulia, e fejuara e ish aktorit të filmave aksion,
Rusi Bilimoria, gjatë një udhëtimi për në bazën ushtarake indiane, bie në dashuri me rreshterin Nauab Malik.
Mes sulmeve të shumta, do jetë e vështirë që të mbahet sekret një lidhje kaq e fortë.
Dipak Sing është një fermer nga Raxhastani. Pas një tragjedie, emigron në në Mumbai me bashkëshorten dhe vajzën në kërkim të një jete më të mirë. Megjithatë, pas mbërritjes në Mumbai, zbulon sfidat e jetës në një qytet të madh.
Një film rrëqethës mbi një familje Sike dhe peripecitë që heq ajo në një Delhi të pushtuar nga trazirat anti-Sike që lindën pas vrasjes së kryeministres së atëhershme, Indira Gandi.
Një histori dashurie… Një film që nuk duhet humbur. Yashvardhan Raichand jeton një mënyrë jetese shumë të pasur, së bashku me gruan e tij, Nandini, dhe dy djem, dhe Rahul Rohan. Ndërsa Rahul është miratuar, Yashvardhan dhe Nandini trajtojnë atë si të tyren. Kur bijtë e tyre të pjekur, ata fillojnë të shikoni për nuset përshtatshme për Rahul, dhe të vendosin për të marrë atë martuar me një grua e re me emrin Naina
Për të marrë hak për vdekjen e babait të tij, një artist cirku i trajnuar në magji dhe akrobaci kthehet në hajdut për të rrëzuar poshtë një bankë të korruptuar në Çikago. Dy policë nga Mumbai janë caktuar për rastin.
Historia e një njeriu që jetoi, qeshi dhe dashuroi si çdokush në këtë botë. Deri kur një ditë, një tragjedi e tmerrshme i erdhi në familje. I shtyrë nga dëshira për hakmarrje, asgjë nuk do e ndalojë. As fakti që është i verbër.
Ragava është një kameraman që ka frikë nga errësira. Për hir të dashurisë së tij, Nandinit, atij i duhet të filmojë një ëmision për një shtëpi të pushtuar nga fantazmat. Për fatin e tyre të keq, ajo shtëpi është vërtetë e pushtuar.
Jat është djali tipik indian me zakone dhe tradita ndërkohë që Juliet është vajza tipike moderne. Historia fillon kur rrugët e tyre kryqëzohen në Kanada. Ndërkohë që besimi i bashkon zemërimi ndaj njëri-tjetrit kthehet në miqësi deri sa kuptojnë rëndësinë e vërtetë për njëri-tjetrin kur ndahen. A do t'i japë jeta një tjetër mundësi për të provuar dashurinë apo do të vazhdojnë me zemërimin e tyre?
Adi dhe Tara shkojnë në Mumbai për të ndjekur ëndrrat e tyre. Një takim i rastësishëm nxit shkëndijat e një romance deri në momentin kur karrierat e tyre i ndajnë. A do mbizotërojë ambicia mbi zemrën?
Një grup gangsterësh të drogës ju hakmerren një grup policëve si dhe familjeve të tyre shkaku se ata përfshihen ne nje aksion per ti zbuluar dhe per ti kapur ata gangëster të drogës.
Një komsioner i pronave mundohet të bëjë një mashtrim të madh që shkon shumë keq. Për të rregulluar çdo gjë, ai përfshin gruan e tij duke përfunduar në një mënyrë që askush nuk e imagjinon.
Filmi tregon historinë e jashtëzakonshme të një 5 vjeçari, Sarusë, që përfundon gabimisht në një tren dhe humbet në Kalkutë. Jeta e tij ndryshon tërësisht kur ai adoptohet nga një familje australiane, por gjithmonë vazhdon të mendojë për mamanë, vëllain e motrën e tij në Indi. Shumë vite më vonë, tanimë i rritur, nxitet nga miqtë dhe e dashura që të kërkojë familjen e tij duke përdorur programin Gugëll Ërth. Një histori e vërtetë që të emocionon, një udhëtim në kërkim të përgjigjeve që e kanë ndjekur për 25 vjet.
Kaira është një kinematografe në kërkim të jetës perfekte. Takimi i saj me Xhagun, një doktor me mendime origjinale, e ndihmon atë të fitojë një perspektivë të re për jetën. Ajo zbulon që lumturia është gjetja e rehatisë në papërsosmëritë e jetës.
Kur një mafie droge rrëmben një vajzë 8-vjeçare, Kabir Ahlauati del në një mision për të gjetur rrëmbyesit dhe për ta shpëtuar vajzën nga rreziqet që i kanosen.
Një film i bazuar në historinë e lojtarit të famshëm të kriketit indian, Mahendra Sing Doni që tregon hapat e tij të parë në kriket deri në fitimin e Kupës së Botës me ekipin kombëtar të Indisë.