Brit MekMaster, një marshall amerikan i cili rrallë kthen të kërkuarit gjallë, kthehet në shtëpi dhe zbulon se krimineli Xhed Blejk me bandën e tij kanë rrëmbyer djalin e tij 12 vjeçar, Çadin
Riçard Martin po udhëtonte me tren, i cili u ndalua nga Billi Kejn, një ish nxënës i Martinit.
Kejn ia kurseu jetën Martinit, por pasi i qëlloi në duar. Vite më vonë, Martini takoi një ish
të dënuar, të cilin e kishin dënuar gabimisht për vjedhjen e trenit. Martini e stërvit ish të dënuarin
dhe të dy kërkojnë Billi Kejnin.
Kur një hajdut kapet dhe planifikohet të varet, gruaja e zëvendësit lokal merr një vendim që do t'i ndryshojë përgjithmonë jetën asaj. Mabel është e dashuruar me burrin e arrestuar. A do të qëndrojë besnike ndaj burrit të saj Xhonatanit apo do të ndjekë zemrën e saj?
Li Hajden është një aktor veteran i filmave Western, i cili pak para vlerësimit dhe nderimit me çmim për vitet më të mira të karrierës së tij të bujshme, mëson se ka një prognozë përfundimtare të kancerit të pankreasit, të cilën e mban të fshehtë për një kohë të gjatë. Udhëtimi i tij kalon përmes dashurisë e mbështetjes nga miqtë, admiruesit dhe e dashura e re, famës dhe përballjes me gabimet e së shkuarës.
Një mashtrim për gjueti monedhash àri bashkon dy burra(Biondi dhe Tuko) në një aleancë të vështirë kundër një të treti(Sy Engjëlli), në garë për të gjetur një thesar të varrosur në një varrezë të largët. Të ashtuquajturit Biondi dhe Tuko janë ortakë të vjetër që përgjatë historisë plot peripeci provojnë nga njëri-tjetri edhe tradhëtinë, edhe hakmarrjen, edhe shpëtimin e jetës dhe janë të gatshëm të bëjnë gjithçka për të shtënë në dorë àrin. Ata detyrohen të bashkëpunojnë për të arritur qëllimin, pasi secili prej tyre di vetëm gjysmën e sekretit,Tuko di emrin e varrezës e Biondi emrin e varrit dhe pa ndihmën e njëri-tjetrit nuk do të mund t'ia dilnin kurrë mbanë. Por, a do të jenë të gatshëm ata ta ndajnë thesarin me njëri-tjetrin?
I përndjekur nga tmerret e luftës, një ushtar i Luftës Civile i kthyer në një vrasës gjakftohtë duhet të mbrojë dy fëmijët e tij të shfaqur papritmas dhe të shpëtojë gruan që do nga një armik i vjetër.
Në 1931 në Meksikë, nën presionin e qeverisë Sonora, një grup njerëzish detyrohen të ndërmarrin një udhëtim për në Meksikali, ku do t’ju duhet të përballen me racizmin dhe rreziqe të tjerë përgjatë kalimit në shkretëtirën e rrezikshme.
Një fshatar i përçmuar i cili sapo është lënë nga e dashura e tij, stërvitet për t'u bërë një mjeshtër pistolete me ndihmën e gruas së një pistoleri të famshëm, me shpresën për të fituar përsëri të dashurën e tij. Por, gradualisht, fillojnë të ushqehen me ndjenja që shkojnë përtej miqësisë...
Butch Cassidy duke parë edhe njëherë për herë të fundit pamjen e shtëpise së tij, në aventurë qe e lidh atë me një hajdut të ri. Ata bëhen shënjester e gangesterëve dhe njerëzve të ligjit.
Në vitet ’50, në Algjeri, një mësues shkolle pranon të dorëzojë në gjykatën franceze një vendas të akuzuar për vrasje. Dy burra shumë të ndryshëm në një botë të trazuar, janë të detyruar të udhëtojnë së bashku në malet e Atlasit, drejt fatit të tyre…
Arkansas, viti 1875. Pasi qëlloi 5 burra për të shpëtuar një gjykatës dhe më pas të hynte në Territorin Indian pas një banditi vdekjeprurës, Bes Rivs bëhet marshalli i parë i zi në perëndim të Misisipit.
Ish-vrasësi i Shogunatit, Jubei Kamata, detyrohet të thyejë premtimin që i ka bërë gruas dhe të nxjerr edhe një herë shpatën e samurait për të ndihmuar një mik të vjetër.
E vendosur në Kaliforninë Veriore të rrënuar nga thatësira në 1976, The Divide tregon historinë e Sam Kincaid, një plak me një kujtim, vajzën e tij Saren, dhe Luke, një ndihmës i ri i fermës që e gjen veten në mes të një krize familjare.
Një grup burrash të pafajshëm përpiqen të luftojnë për lirinë e tyre, teksa janë burgosur padrejtësisht në burgun e një qyteti të vogël në Misuri. Ata duhet të kapërcejnë paragjykime dhe turma të inatosura që të fitojnë lirinë e tyre.
Një rrugë hakmarrjeje i drejton një vrasës famëkeq dhe një njeri ligji drejt një qyteti fanatikësh, ku përveç peripecive të tjera, do të derdhet edhe gjak.
Një detektiv i punësuar për të zbuluar kriminelët e luftës dhe për të zbatuar dënimin ndaj tyre, takon një grua të fortë e të vendosur. Por detyra e tij është e vështirë e plot të papritura...
Në vitin 1885 në Nju Meksiko, një doktorreshë rilidhet dhe formon një aleancë me babanë e saj të larguar prej shumë kohësh, kur disa indianë magjistarë i rrëmbejnë të bijën.
Tre gra, të cilat janë çmendur nga jeta e vështirë, do të transportohen nëpër të gjithë vendin me një karrocë nga një femër e devotshme dhe e pavarur, e cila punëson një njeri me jetë të ulët për ta ndihmuar.