Një punonjës ferme shkon të shpëtojë djalin e pronarit të fermës nga mamaja e tij e alkoolizuar. Gjatë udhëtimit ai i mëson djalit se çfarë do të thotë të jesh burrë.
Një mashtrim për gjueti monedhash àri bashkon dy burra(Biondi dhe Tuko) në një aleancë të vështirë kundër një të treti(Sy Engjëlli), në garë për të gjetur një thesar të varrosur në një varrezë të largët. Të ashtuquajturit Biondi dhe Tuko janë ortakë të vjetër që përgjatë historisë plot peripeci provojnë nga njëri-tjetri edhe tradhëtinë, edhe hakmarrjen, edhe shpëtimin e jetës dhe janë të gatshëm të bëjnë gjithçka për të shtënë në dorë àrin. Ata detyrohen të bashkëpunojnë për të arritur qëllimin, pasi secili prej tyre di vetëm gjysmën e sekretit,Tuko di emrin e varrezës e Biondi emrin e varrit dhe pa ndihmën e njëri-tjetrit nuk do të mund t'ia dilnin kurrë mbanë. Por, a do të jenë të gatshëm ata ta ndajnë thesarin me njëri-tjetrin?
Alkatrazi është një nga burgjet më të sigurt të kohës së tij. Besohet se asnjë s'mund të aaratiset që aty, deri sa tre burra të guximshëm bëjnë një përpjekje të suksesshme për tu'u arratisur nga burgu më famëkeq në botë.
Veterani idhnak dhe zemërak i luftës në Kore, Uollt Kovalski zë miqësi të rrallë me një komshiun e tij, Taon, edhe pse ky i fundit tentoi t’i vidhte Gran Torinon e tij të 1972 me kërkesën e kushëririt të tij gangster. Duke qenë që rolin e babait nuk e bëri me dy djemtë e tij, vendos t’a shlyejë duke ndihmuar Taon dhe motrën e tij, Sju, nga gangsterat
Një i huaj pasi vjen në qytetin e San Miguel, vret 4 antarë të bandës Brexter dhe menjëherë punësohet nga banda kundërshtare Rojo. Megjithatë, i huaji punon për dyja palët duke shfrytëzuar mençurinë e tij dhe shkakton rrëmujë të madhe në qytet.