Një adoleshent që jeton me babanë e tij në periferi kryen mashtrime të vogla duke përdorur aftësinë e tij për të gjeneruar iluzione vizuale mbi viktimat që nuk dyshojnë. Por gjërat ndërlikohen kur fuqitë e tij dalin jashtë kontrollit në publik.
Tetë miq, adhurues të librave horror, luftojnë për jetët e tyre kur një kloun vrasës, i cili duket se e di sekretin e tyre të errët, fillon t'i përzgjedhë një nga një.
Maj, 1987. Ndërsa kthehej nga një klub nate vajza e re në qytet Sara dhe shoqja e saj Rebe gjejnë një kukull të veshur me një fustan kungimi. Që nga ai moment, jeta e tyre do të bëhet një ferr i gjallë.
Në një të ardhme të afërt, të rrënuar nga mungesa e ujit, Frank Molina, një gazetar i ashpër duhet të përballet me problemet e tij për hetuar disa vrasje.
Ndërkohë që një forcë e frikshme dhe misterioze përhapet tek njerëzimi, një kërcënim tjetër i lig endet duke vrarë e duke terrorizuar ata që guxojnë të kundërshtojnë profetët e rremë që flasin në emër të Zotit
Dy adoleshentë të dashuruar që po jetojnë larg prej disa muajsh, përpiqen të forcojnë lidhjen me pushime në plazh, por ndodhin shumë të papritura në rrethin e tyre shoqëror dhe gjithçka rrokulliset në mënyrë dramatike duke ia vështirësuar dhe ndërlikuar jetën.
Noa shpërngulet me mamanë e saj në shtëpinë e njerkut dhe të djalit të tij tërheqës, Nikolasit. Por ndjenjat për Nikolasin dhe një sekret në të shkuarën e saj do sjellin probleme në jetët e të gjithëve.
Igori është hidraulik, Pina shërben kafe. Është dimër dhe të dy e dëshirojnë thellë njëri-tjetrin, por nuk janë të lirë. Në përpjekje për të kuptuar se si ta realizojnë dashurinë e tyre, ajo vendos të qepë një kostum luani për djalin e saj të vogël ndërsa ai vendos të blejë një makinë fotokopjuese për të shoqen. Më në fund do të vijë pranvera dhe bashkë me të, edhe përfundimi i dashurisë, duke e mbushur jetën e tyre me shpresë dhe seks.
Pas një aborti traumatik, Lola dhe burri i saj Adolfo adoptojnë Tinin dhe Tinën, dy vëllezër të ëmbël albinë me një edukim të rreptë katolik, i cili i shtyn të ndjekin Biblën fjalë për fjalë.
Në zyrën e Sendeve të Humbura, dorëzohet një valixhe e madhe, e cila brenda saj mban një mister të madh, një sekret të errët që vetëm punonjësi i asaj zyre arrin ta zbulojë, duke e futur veten në telashe të mëdha me njerëzit që dinë të fshehtën e valixhes...
Shumë vite pas dorëheqjes së saj si oficere policie, Pipa jeton bashkë me djalin në fshatin e të parëve të saj për të qëndruar sa më larg krimit, por, edhe aty përfshihet në një sërë vrasjesh misterioze, të cilat janë të lidhura me familjen më të pasur të zonës që është burimi i të këqijave për banorët vendas.
Një virus shpërndahet nëpër qytet dhe shkakton të infektuarit të bëhen gjahtarë. Iris dhe vajza e saj përfundojnë në rrezik, por zbulojnë se ka 32 sekonda qetësi mes sulmeve.
Huliani, një 50 vjeçar që përdor një aplikacion për të ndarë makinën, përfundon me disa njerëz që i sjellin probleme dhe i prishin planet që t'i shpallë ndjenjat Lorenës, një vajzë me të cilën ka gjashtë muaj që njihet.
Në një fshat tropikal bregdetar, Marisol ndjek lirinë personale ndërsa ndodhet mes dy burrave në jetën e saj - mes të dashurit dhe kushëririt të saj të dhunshëm që po e mban rob.
Në malësitë e Bolivisë, një çift i moshuar jeton prej vitesh të njëjtën jetë të përditshme. Gjatë një thatësire jashtëzakonisht të gjatë, Virxhinio dhe gruaja e tij (Sisa) përballen me një dilemë: të rezistojnë ose të mposhten nga mjedisi dhe vetë koha.