"Makina e Kohës" : Me shpresën për të ndryshuar ngjarjet e së shkuarës, një shpikës i shekullit të 19 gabimisht udhëton 800 mijë vjet në të ardhmen, ku zbulon se njerëzimi është ndarë në dy rraca ndërluftuese.
TE VDEKURIT QE NGRIHEN: FUNDI I LOJES na çon karantinën e zaptuar nga zombit në East Mission City ku një raportere duhet të ndalojë një konspiracion sekret të qeverisë...
Kur roja i natës Antonio Guzman vritet në mënyrë misterioze, Evani organizon një ekip për kontrollin e lagjes me fqinjët e tij Bobin, Frenklin dhe Xhamarkusin për të mbrojtur lagjen dhe për të gjetur vrasësin e Antonios. Shumë shpejt ata zbulojnë se vrasësi është një racë aliene që janë duke u përgatitur për pushtimin e Tokës, dhe kështu ekipi i kontrollit bëhet shpresa e fundit e njerëzimit në Tokë.
Një shkencëtar zbulon trupat e ngrirë të tre rusëve të modifikuar gjenetikisht të varrosur në Veriun kanadez. Menjëherë sapo i shkrin, ai kupton se ka lëshuar një kërcënim vdekjeprurës për shoqërinë perëndimore dhe ai duhet t’i ndalojë me çdo kusht.
Një film aksion në vetën e parë nga perspektiva e Henrit, një njeri i ringjallur me anë të teknologjisë, por nuk mban mend asgjë. Atij i duhet të shpëtojë gruan nga një kriminel telekinetik i cili ka në plan të krijojë ushtarë bio-inxhinierikë.
Bukuroshja e shkëlqyer dhe e patrembur Brit Marling dhe i preferuari i fansave William Mapother luajnë si Roda dhe Xhoni, dy njerëz botat e të cilëve përplasen pas një aksidenti tragjik. Drama e tyre intime zhvillohet përgjatë zbulimit befasues të Tokës së Dytë, një bote paralele që parashtron mundësi provokative dhe mahnitëse. A do të thotë një Tokë e re mundësi për një jetë tjetër? Fat tjetër? Vetë tjetër? Toka Tjetër është një film fantastikoshkencor në kulmin e tij, me një surprizë në fund që nuk do ta harroni kurrë.
Kjo është historia e Bardok, babait të Gokut. E cila tregon për shkatërrimin e planetit Vexhita dhe rebelimin e babait të Gokut ndaj të fuqishmit Friza!
Asnjëherë në historinë e njerëzimit nuk ka pasur një datë me kaq rëndësi dhe kaq të përfolur sa 21/12/2012. Ngjarje apokalptike po shkatërrojnë botën... Qytete që rrënohen dhe kontinente që zhduken brenda çastit nga fatkeqësi natyrore po rrezikojnë ekzistencën e njerëzimit. Kjo është përpjekja epike e një grupi të mbijetuarish që kërkojnë të gjejnë një zgjidhje para se të jetë tepër vonë...
Në vazhdim të filmit të parë, luftëtarja vampire Selena dhe gjysmë njeriu-ujk Majkëlli kërkojnë për të dhëna që zbulojnë historinë e racave dhe luftës midis tyre....
10 njerëz të ndryshëm janë pjesë e një loje ku duhet të luftojnë për lirinë. Secili prej tyre do të ndeshet me situata të vështira, gjë që do e bëjë pothuajse të pamundur që ata të mbijetojnë.
Universal Soldier II vazhdon me historinë e Luk Deveroks që i ka mbijetuar eksperiencës së tij si ushtar universal dhe tani punon si teknik ekspert në një projekt qeveritar për të përmirësuar programin
e trajnimit të ushtarëve universal. Kur SETHI, kompjuteri që kontrollon ushtarët çoroditet, Luku është i vetmi që mund ta luftojë skuadrën elitë të luftëtarëve vdekjeprurës pothuajse perfektë.
Ushtari Luk Deveroks dhe rreshteri i tij i keq Andrju Skot, mbetën të vrarë në Vietnam. Ushtria i përdor trupat e tyre për një projekt sekret duke ringjallur ushtarët e vdekur në sajborgë të bindshëm. Por kujtimet e tyre u kthehen...
Pasi ka vjedhur një sferë qiellore në hapësirën e largët, Piter Kuil me origjinë nga Toka, bëhet objektivi kryesor i të keqit Ronan, që kërkon të shkatërrojë Galaktikën. Për të luftuar kundër Ronanit dhe për të shpëtuar galaktikën nga pushteti i tij, Piteri krijon ekipin e heronjve të hapësirës të njohur si "Rojtarët e Galaktikës".
Një virus me përqindje epike ka pushtuar planetin. Aty ka më shumë të infektuar se sa të painfektuar dhe njerëzimi po humbet kontrollin e mbijetesës. Shpresa e vetme është gjetja e një kure dhe frenimi i të infektuarve. Loren është një doktoreshë, e cila pas dështimit në qytetin e Nju Jorkut, vjen në Los Anxhelos për të drejtuar një skuadër e për të shpëtuar të mbijetuarit e painfektuar.
Qyteti i njerëzve, Zioni, mbron veten nga pushtimi masiv i makinerive teksa Nio lufton për t'i dhënë fund luftës në një tjetër front, duke u ndeshur në të njëjtën kohë me agjentin Smith.
Nio dhe liderët e rebelëve llogarisin se kanë 72 orë deri sa 250 mijë provëza të zbulojnë Zionin dhe ta shkatërrojnë atë dhe banorët. Gjatë kësaj kohe Nio duhet të vendosë si të shpëtojë Trinitin nga fati i zi në ëndrrat e tij.
Disa të panjohur i rrëmbejnë të dashurën Slaterit. Ai mundohet t'i gjejë ata dhe përballet me një organizatë të teknologjisë së lartë që zëvendësojnë njerëzit e zakonshëm me identikët e tyre në një jetë tjetër.