Filmi është i vendosur në burgun më të rrezikshëm të sigurisë maksimale në botë, shtëpi e kriminelëve më të pabesë.Tensionet midis të burgosurve dhe stafit rriten, duke çuar në anarki që përfshin burgun dhe në kthimin përmbys të rendit.
Lojtarët më të mirë nga e gjithë bota janë mbledhur për të qenë testuesit e Rasëllit në lojën e tij të re, ku gjithçka mund të ndodhë. Të gjithë i kanë sytë te çmimi, i cili do t'i japë një shans të dytë në jetë. Lakmia do të mposhtë miqësinë, aleatët do të bëhen armiq dhe e papritura ndodh pas çdo lëvizje në një botë virtuale të dominuar nga dinozaurët ku vetëm një mund të dalë triumfues.
Gjatë një udhëtimi në fundjavë, katër miq të ngushtë vendosin të devijojnë nga rruga dhe të shkojnë në një qytet të vogël të Teksasit Perëndimor të njohur si Marfa. Një vend i çuditshëm dhe mistik.
Një student i Fakultetit të Inxhinierisë shpik robotin e parë të këtij lloji në Lindjen e Mesme, në përpjekje për t'u hakmarrë për vdekjen e babait të tij dhe për të arritur drejtësinë, gjë që e bën atë të ndiqet nga autoritetet.
I transferuar në Mars, një veteran i luftës civile zbulon një planet madhështor i banuar nga krijesa gjigande. Si skllav i këtyre krijesave, ai vendos që të arratiset me qellim që ta shpëtojë Princeshën.
Një sëmundje misterioze i zhduk të gjithë të rriturit. Në epokën e re, dy grupe përballen me njëra tjetrën në një luftë mizore për territore, burime dhe mbijetesë.
Në të ardhmen e afërt, Logani i plakur kujdeset për Profesor-X i cili është i sëmurë rëndë diku në kufirin Meksikan. Tentativa e Loganit për tu fshehur nga bota ndryshon kur vjen një mutante e re e cila ndiqet nga forca të errëta.
Një grua skoceze, teksa udhëton për në Kolumbi, fillon të shquajë tinguj të çuditshëm. Shumë shpejt, ajo fillon të mendojë për pamjen që ata mund të kenë.
Një thriller fantastiko-shkencor për një mision hapësinor të dërguar për të formuar një planet të largët. Megjithatë, misioni ndeshet me diçka të panjohur që ka planin e vet për planetin.
Një vajzë e re jeton e fshehur në pamje të qartë në një ndërtesë të shkatërruar të Hong Kongut, pasi një cunami shkatërroi qytetin. Ekzistenca e saj e fshehur, ndryshon përgjithmonë kur një fëmijë i vogël hyn në jetën e saj..
Kur elektriciteti ikën në mënyrë misterioze dhe pothuajse të gjithë zhduken nga një anije e vogël turistike në Arktik, frika bëhet mjeshtër për të tre ata që mbetën. Të detyruar të zbresin në breg, tre burrat përkeqësohen në trup dhe mendje derisa shfaqet një e vërtetë e errët
që i detyron ata të bashkohen ose të zhduken.
Një grup banorësh të periferisë të cilët kanë grindje të vazhdueshme mes tyre e gjejnë veten të mbyllur së bashku, kur një kryengritje e androidëve bën që robotët e tyre shtëpiak për sigurinë e tyre ti izolojnë në banese.
Një përkrenare magjike e fut Nolanin në një botë kalorësish të ditëve moderne, që luftojnë të keqen e mbinatyrshme. Ndonëse e ka të vështirë të besojë se historitë e fisnikëve ekzistojnë vërtet, ai është i detyruar të bëhet kalorësi hero, siç ishte i destinuar që në lindje.
Pasi i mbijeton një aksidenti automobilistik që i mori jetën të dashurit të saj, një vajzë adoleshente beson se ai po përpiqet të rilidhet me të nga bota e përtejme.
U RREGULLUAN TITRAT! Një dështak në moshë së mesme udhëton në kohë , në vitet e gjimnazit dhe për të shpëtuar dashurinë e jetës së tij nga fatkeqësia e së ardhmes, ai duhet të bëhet udhëheqësi i një bande të frikshme shkollore.
Për të zbuluar nëse realiteti ku po jeton është fizik, apo mendor, zoti Anderson, i njohur si Neo, do të duhet të bëjë edhe një herë të njëjtën zgjedhje: ndjekjen e lepurit të bardhë. Tashmë, ai është i ndërgjegjshëm se zgjedhja, megjithëse iluzion, mbetet e vetmja rrugëdalje për t’u futur në Matrix, apo për të dalë prej tij. Neoja tashmë e di se çfarë duhet të bëjë, por ajo që ai ende nuk e di është se Matrixi është më i fortë, më i sigurt dhe shumë më i rrezikshëm se më parë...
Një grup miqsh zbulojnë një objekt të botës tjetër në një fushë rurale, e cila së shpejti zbulojnë se mban sekrete më të mëdha nga sa mund ta imagjinonin.
Brenda natës, një bandë guximtarësh duhet të zbulojnë atë që po rrënon qytetin e tyre të errët dhe të shkretë Raccoon. Vendi, dikur qendër e lulëzuar, është shndërruar në një qytet fantazmë rrëqethës ku njerëzit kthehen në zombi. Kjo ndodh pas mbylljes së papritur të gjigantit farmaceutik “Umbrella Corporation”. Kompania është e përfshirë në krijimin e armëve biologjike dhe bën eksperimente gjenetike, të cilat kanë shkaktuar kaosin në qytet. A mund t’i mbijetojnë protagonistët kësaj nate të gjatë?