Një klan vdekjeprurës japonez që e quanin veten Tempulli i Hadianit ishin vënë në detyrë për të shkatërruar shpirtin e kinës. I riu Vajra ishte nje njeri i veçantë, i cili betohet se do hakmerret për atë që ia ka vrarë vëllaun dhe ti shkatërroj ata që e bën atë një armë vdekjeprurëse.
Lojtarët më të mirë nga e gjithë bota janë mbledhur për të qenë testuesit e Rasëllit në lojën e tij të re, ku gjithçka mund të ndodhë. Të gjithë i kanë sytë te çmimi, i cili do t'i japë një shans të dytë në jetë. Lakmia do të mposhtë miqësinë, aleatët do të bëhen armiq dhe e papritura ndodh pas çdo lëvizje në një botë virtuale të dominuar nga dinozaurët ku vetëm një mund të dalë triumfues.
Kina është zhytur në konflikt ndërsa zotët e luftës përpiqen të zgjerojnë pushtetin e tyre mbi tokat fqinje. I mbushur nga suksesi i tij në fushëbetejë, i riu dhe arroganti Hou Zhie tallet me murgjit e Shaolinit kur rreh njërin prej tyre në një duel. Por krenaria vjen përpara një rënimi. Kur familja e tij shfaroset nga një zot lufte rival, Hou Zhie detyrohet të strehohet te murgjit. Ndërsa shqetësimi i qytetarëve përhapet dhe populli vuan, Hou dhe murgjit e Shaolinit detyrohen të vihen kundër zotave djallëzorë të luftës.