Heidi, një DJ radioje, merr një dhurate, një kuti me disqe me muzike. Por ata nuk janë kënge të zakonshme ata janë kënge të "The Lords" dhe pyetja qe lind është qe a po çmendet Heidi apo "The Lords" janë kthyer për tu hakmarrë?
Një grup prej pesë të rinjsh marrin me qira një shtëpi në pyll për pushime. Ata fillojnë të bien viktima të një virusi të tmerrshëm, e cila tërheq vëmendjen e padëshiruar e vrasësve vendas.
Sherifi Henk Kio, Xhek Uells, Keli Skot dhe Hektor Sir tentojnë të ndalojnë një krokodil gjigand, i cili po terrorizon banorët pranë Liqenit të Zi në Mejn.
Legjenda thote se dikur, ne Kine, gjate periudhes se luftrave te Perandorive, varferia kish mbjelle vuajtje. Perandori Mozhin krijoi nje grup te cilet hapnin varre per te vjedhur arin ne to. Keshtu njerezit e tij mund te ushqeheshin. Kjo tradite u ndoq me breza, deri sa tre miq te mire te stervitur si Mozhin, Hu, Uang dhe Shirli perplasen me Lulen e Ekuinoksit. Ajo lakmohej nga kushdo per magjine e jetes, Por shume te verteta zbulohen rruges. E ekziston lulja e Ekuinoksit?
Një çift në krizë shkon në një plazh të virgjër për t'u qetësuar, por për shkak të një sërë kërcënimeve nga mjedisi, situata vetëm përkeqësohet dhe si përfundim mbaron në mënyrë dramatike.
Idith, një vajzë e re nga Amerika bie në dashuri me Tomas Sharp. Pasi ajo shkon të jetojë në shtëpinë e tij zbulon shumë të vërteta dhe sekrete të tmerrshme. Pas kësaj forcohet edhe besimi i saj në ekzistencën e fantazmave.
Një vampir i burgosur, Barnaba Collins, është liruar dhe kthehet në shtëpinë e tij stërgjyshërore, ku pasardhësit e tij jofunksionalë kanë nevojë për mbrojtjen e tij…
Dy vajza amerikane nisen me biçikletat e tyre në një udhëtim në një pjesë të largët të Argjentinës, ku njëra nga ato ndahet dhe humb, tjetra duhet ta gjej atë para se ta kap më e keqja atë.
Pas pesë vitesh të pasuar nga një epidemi zombish, burrat e gratë e Divizionit-R luftojnë dhe shkatërrojnë të pavdekshmit. Kur ata shohin shenja të një epidemie të dytë, frikësohen se njerëzimi mund të mos mbijetojë.
Një bandë hajdutësh të rinj arratisen nga Parisi pas një proteste të dhunshme politike, duke përfunduar kështu në një gropën e disa Nazistëve të çmendur.
Në fermën Uillson po ndodh diçka e çuditshme. Qen të egër kanë rrethuar shtëpinë dhe me sa duket kanë filluar të ushqehen me njerëz. Adam duhet të mendojë një rrugë shpëtimi për veten dhe për familjen e tij.
Treni ekspres i natës prishet në Pyllin e Artë. Informacionet tregojnë se në këtë pyll nuk ka as ujqër e as arinj, megjithatë diçka e tmerrshme po sulmon pasagjerët e trenit të cilët po zhduken njëri pas tjetrit.
Në botën e pamëshirshme të jakuzës, Kamiura është bosi legjendar. I përfolur si i pamposhtur, ai në të vërtetë është vampir. Në bandën e Kamiurës është edhe Kagejama, më besniku ndaj tij. Por anëtarët e tjerë të bandës e shikojnë atë me nënqeshje pasi ka lëkurë të ndjeshme dhe s'bën dot tatuazh.....
Një grup të rinj aktivistë shkojnë në Amazonë, në Peru, për të mbrojtur të drejtat e fiseve indigjene atje duke protestuar. Por në fakt gjërat duket se janë ndryshe.
Një çift pa fëmijë, Dejvi dhe Lili, birësojmë një vajzë me emrin Xhuna. Asnjë familje nuk e do sepse ajo shkakton vazhdimisht gjëra të këqija. Me kalimin e kohës çifti zbulon se vajza ka fuqi mbinatyrore dhe vendosin të merren me të për ta bërë mirë, por shoku imagjinar i vajzës, xhindi Eiri, ka opinion të ndryshëm... Ndiqni filmin për ta zbuluar!
Të mbajtur me forcë dhe përballë vdekjes së tyre, 50 të njerëz pa njohje me njeri-tjetrin detyrohen të zgjedhin njërin prej tyre i cili mund të jetojë.