Një mjeke udhëton në një plantacion të largët për t'u kujdesur për një djalë që ka aftësi të pashpjegueshme. Ajo ndez një luftë të shkencës kundër fesë me priftin vendas që beson se djali është i pushtuar nga djalli.
Një grup nxënësish gjimnazi ftojnë Mendi Lejnin, një vajzë të pafajshme dhe të dëshirueshme, në një festë fundjave në një fermë të izoluar. Ndërkohë që festa vazhdon, numri i pjesëmarrësve fillon të zvogëlohet në mënyrë misterioze.
Artur Këri mëson se është trashëgimtari i mbretërisë nënujore të Atlantisit dhe duhet të ecë përpara për të udhëhequr popullin e tij dhe për t'u bërë një hero për botën.
Xhejku është nxënësi i ri në shkollë. Kur një vajzë e bukur bëhet shoqe me të, Xhjeku mendon se është në rregull. Por në vend të kësaj, i dashuri i saj boksier, Rajan, i uron një mirëseardhje Xhejkut që i nxin syrin. I poshtëruar, Xhejku atëherë kërkon ndihmën e një mjeshtri të arteve të përziera, i cili i mëson se si të ndeshet... dhe si të shmang zënkat. Por bëhet e qartë që një ndeshje tjetër është e pashmangshme nëse Xhejku do që ta ndalojë Rajanin një herë e përgjithmonë.
Një i burgosur i pavdekshëm që arratiset nga ferri për t’u hakmarrë ndaj vrasësit të së bijës dhe për të shpëtuar foshnjën e saj të rrëmbyer nga një bandë adhuruesish të pamëshirshëm të djallit. Në shoqërinë e së fortës Pajper, të dy nisen në një tërbim shpagimi, gjithçka ndërsa ndiqen nga një vrasës enigmatik i cili është dërguar nga Djalli për të gjetur Miltonin e për ta kthyer mbrapa në ferr.
Një histori imagjinare dashurie e frymëzuar nga jetët e artistëve danezë, Ajnër Vejnër dhe Gerda Vejnër. Martesa e Ajnërit dhe Gerdës zhvillohet ndërkohë që ata lundrojnë në udhëtimin nismëtar të Ajnërit, si një pionier transgjinor.
Dy vajza amerikane nisen me biçikletat e tyre në një udhëtim në një pjesë të largët të Argjentinës, ku njëra nga ato ndahet dhe humb, tjetra duhet ta gjej atë para se ta kap më e keqja atë.