Djaloshi D'Artanjan shkon në Paris në një kohë turbullirash me shpresën për tu bërë Musketier dhe rastësisht njihet me Tre Musketierët që do bëhen shokë besnikë të tij. Mirëpo, ngatërrimi i një prej shokëve në vrasjen e një gruaje të panjohur, i detyron të gjithë të kërkojnë të vërtetën, duke zbuluar edhe komplotet që janë planifikuar kundra mbretit dhe mbretëreshës së Francës, të cilët shpëtojnë falë besnikërisë së Musketierëve.
Një stiliste po vuan nga një sëmundje misterioze që shqetëson mjekët e saj dhe acaron burrin e saj, derisa ndihma arrin në formën e një kujdestareje Filipineze, e cila përdor shërimin tradicional popullor për të zbuluar një të vërtetë të tmerrshme.
Kur Xhejkob zbulon të dhëna për një mister që zgjatet me kohën, ai gjen shtëpinë e znj. Shtegtare për fëmijët e veçantë. Por, rreziku thellohet pasi ai njihet me banorët dhe mëson për fuqitë e tyre të veçanta.
Një Amerikan që studion në Paris në vitin 1968, krijon shoqëri me një vëlla dhe një motër franceze. I gjendur në kushtet e viteve '68, studenti i Parisit rebelohet.
Agjenti sekret “007” më i njohur në botë vjen në filmin “Casino Royale” për të shpëtuar botën nga një i çmendur dhe nga banda e tij terroriste.
Ky është quajtur si “Filmi Bond më i mirë i kohërave” nga revista G.Q. Aktori Daniel Craig në interpretimin e tij të parë luan superspiunin britanik Xhejms Bond ndërkohë që e përshkon rrugën e tij me fjalë të ëmbla, me forcë dhe pajisje të teknologjisë së fundit për të tejkaluar mundësitë dërrmuese që vetëm Bondi mund ta bëjë.
Bazuar në romanin e fundit të Frank Miler Herhes, filmi "300 Ngritja e Një Perandorie", na tregon betejën e gjeneralit Themistokli, që përpiqet të bashkojë grekët për një sulm që do të ndryshojë rrjedhën e luftës. Themistokliu do të përballet me ushtrinë e pafund të Kserksit dhe Artemisën e cila është komandantja e flotës persiane.
Një vampir i burgosur, Barnaba Collins, është liruar dhe kthehet në shtëpinë e tij stërgjyshërore, ku pasardhësit e tij jofunksionalë kanë nevojë për mbrojtjen e tij…
(MRETËRIA QIELLORE) është një aventurë epike. Bëhet fjalë për të kaluarën e një luftëtari i cili ka kaluar dekada të gjata në luftë dhe ka pësuar shtypje e humbje të mëdha. Një i huaj në një vend të huaj. Ai është në shërbim të një mbreti i cili pavarësisht nga mosha e re, është i destinuar të presë vdekjen nga dita në ditë pasi vuan nga lebroza. Heroi i filmit bie në dashuri me mbretëreshën por kjo dashuri është e pamundur dhe e ndaluar për shumë arsye. Ndërkohë ai formon ushtrinë e tij dhe afron pas vetes kalorësit e rinj. Ai ka premtuar të mbrojë mbretin dhe popullin e Jeruzalemit nga forcat shpartalluese dhe të njëjtën kohë lufton për të ruajtur brishtësinë e popullit.
Në vitin 1870 në Amerikë, Xhoni vret vrasësin e familjes së tij dhe shpërthen tërbimi i kryebanditit Delarus. Xhoni tradhtohet nga vendasit frikacak dhe detyrohet t'i luftojë i vetëm banditët...