Gjatë luftës Vietnameze, Kapiten Uillard dërgohet në një mision të rrezikshëm në Kambodia për të vrarë Kolonel Kërtz, i cili e ka shpallur veten Zot në një fis vendas.
Historia e vërtetë e spiunazhit që ndryshoi rrjedhën e Luftës së Dytë Botërore. Ndërsa janë të vendosur të nisin një sulm të gjithanshëm në fortesën e Evropës, aleatët përballen me një sfidë të pamundur: pushtimin e Sicilisë, duke u përpjekur të shmangin një masakër.
Historia e vërtetë e qitësit legjendar Zhang Taofang, një rekrut i ri që në moshën 22 vjeçare gjatë luftës në Kore thuhet se vrau dhe plagosi 214 ushtarë amerikanë me 435 plumba në 32 ditë.
Historia e vërtetë e portierit gjerman të Manchester City-t, Bert Trautman. Jeta e një robi gjerman të luftës dhe një gruaje të re angleze që mposhtën paragjykimet, tragjedinë personale dhe armiqësinë publike pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.
Në fund të Luftës së Dytë Botërore, një infermiere e re përkujdeset për një viktimë të djegur keq nga një aksident me areoplan .E kaluara e tij tregohet duke u kthyer mbrapa në kohë, duke zbuluar kshu një përfshirje në një lidhje dashurie fatale.
Një tregtar japonez që lë pas gruan e tij për të udhëtuar në Mançuria, ku dëshmohet për një akt barbarie. Veprimet e tij të mëvonshme shkaktojnë keqkuptim, xhelozi dhe probleme ligjore për gruan e tij.
Historia e betejës së Iwo Jima midis Shteteve të Bashkuara dhe Japonisë Perandorake gjatë Luftës së Dytë Botërore, siç tregohet nga këndvështrimi i japonezëve që e luftuan atë.
Filmi që po bën namin tani me luftën dhe ja si përfundon lufta në Ukrainë, sipas filmit Atlantis!
Përshkrimi: Në Ukrainën Lindore të vitit 2025, Sergi është një ish ushtar i cili ka vështirësi të përshtatet me realitetin e tij të ri. Ai takon Katjan e cila merret me një mision humanitar kushtuar zbulimit së së kaluarës që lidhet me luftën.
Një film propagandistik, ku mashtrohet e vërteta dhe tregon për NATO-n që bombardon Beogradin në mars 1999. Në qershor, ushtria serbe tërhiqet nga Kosova. Disa myslimanë besojnë se tani ata mund të plaçkisin, përdhunojnë dhe vrasin serbët në Kosovë. 5 rusët do të marrin aeroportin e Kosovës nga banditë të tillë dhe do ta mbajnë atë deri sa të arrijnë paqeruajtësit.
E cilësuar si tradhtare nga bashkatdhetarët e saj, shtetasja franceze, Mari Duzhardon, shpëtohet nga ushtarët amerikanë me një kusht: për të mbijetuar, ajo duhet t'i çojë ata në një depo ari të gjuajtur nga nazistët dhe rezistenca franceze.
Në vitin 1953, Lufta Koreane po hynte ne fazën finale. Batalioni i Vullnetarëve të Kinës kishte filluar betejën e fundit më të madhe në Kumsong. Në mënyrë që të arrinin në kohë në fushëbetejë dhe të jepnin ndihmë të mjaftueshme në vijën parësore të luftimit,ushtarët duhet të mbrojnë veten e tyre nga bombardimet e pafundme të armikut dhe të garonin me kohën për të riparuar urën,nën mungesën e furnizimeve dhe pajisjeve inferiore. Një histori kjo e rrallë e cila shpaloset dalëngadalë.
Billy Covington punësohet nga Air America, një linjë ajrore klandestine që operon jashtë Laosit e drejtuar nga CIA.
Së shpejti ai zbulon se misioni i tij është të transportojë heroinë.
Filmi zhvillohet në sfondin e betejës së liqenit Çaxhinit në fushatën e dytë të luftës kundër Shteteve të Bashkuara dhe Koresë së Veriut dhe tregon historinë dramatike të trupave luftarake të Frontit Lindor të cilët me vullnet të çelikut dhe shpirt luftarak të guximshëm, përmbysur situatën e fushëbetejës, prestigjin ushtarak dhe kombëtar duke çuar në fitore.
Një shpatë që i jep fuqi mbajtësit të saj u nda dhe u fsheh. Një rebel merr pushtetin dhe organizon një masakër, duke lënë vetëm një të mbijetuar. Tani, vajza e një gjenerali të madh është gjithçka që qëndron midis një tirani dhe dominimit të tij.
Gjatë luftës Filipino-Amerikane, një gjeneral filipinas gjaknxehtë përballet me një armik më të frikshëm se ushtria amerikane: bashkatdhetarët e tij tradhtarë.
Dhjetor 1941, Fronti Veriperëndimor. Një kolonë tankesh gjermane po lëviz drejt Moskës. Gjatë një misioni për të ndaluar avancimin e armikut, piloti Nikolai Komlev goditet dhe arrin të ulet në një pyll. Ai është gjallë, por në territor armik. Përpara tij është një provë e pamëshirshme e qëndrueshmërisë së rëndë fizike dhe mendore. Pasi luftoi me urinë dhe të ftohtin ekstrem, duke iu shmangur tufave të ujqërve dhe detashmenteve të ushtarëve nazistë, Komlev i plagosur më në fund kthehet në territor të sigurt. Por atje ai përballet me një sfidë tjetër, më të rëndësishmen nga të gjitha.
Lufta e Dytë Botërore, Bashkimi Sovjetik i pushtuar. István Semetka është një fermer i thjeshtë hungarez, i cili shërben si Kaporal në një njësi speciale që kërkon grupe partizane. Gjatë rrugës për në një fshat të largët, kompania e tij bie nën zjarrin e armikut. Ndërsa komandanti vritet, Semetka duhet të kapërcejë frikën e tij dhe të marrë komandën e njësisë pasi ai tërhiqet zvarrë në një kaos që ai nuk mund ta kontrollojë.
Kur Japonia dorëzohet në fund të Luftës së Dytë Botërore, ushtari Hiro Onoda tërhiqet në xhunglat e Filipineve për ta vazhduar i vetëm luftën për 10,000 ditë të tjera.