Historia e vërtetë e spiunazhit që ndryshoi rrjedhën e Luftës së Dytë Botërore. Ndërsa janë të vendosur të nisin një sulm të gjithanshëm në fortesën e Evropës, aleatët përballen me një sfidë të pamundur: pushtimin e Sicilisë, duke u përpjekur të shmangin një masakër.
Djaloshi i ri gjaknxehtë Dartanjan bashkohet me tre muskëtjerë të papunë, në këtë ribërje të historisë së Alexandre Dumas. Ata duhet të ndalojnë Rishilaun djallëzor dhe të përballen me Bakingamin si edhe tradhtaren Miledin.
Një vështrim mbi ditën e punës së një asistenteje të një drejtori të fuqishëm. Xheini ndjek rutinën
e përditshme dhe bëhet e kujdesshme nga kërcënimet e vazhdueshme në punën e saj.
Fituesi i çmimit Oscar Russell Crowe luan si figura legjendare e njohur me breza të tërë si “Robin Hud”, bëmat e të cilit kanë rezistuar në mitologjinë popullore dhe kanë nxitur imagjinatën e atyre që kanë të përbashkët me të shpirtin aventuresk dhe ndjenjën e drejtësisë. Në shekullin e 13-të në Angli, Robini dhe banda e tij e grabitësve përballen me korrupsionin në një fshat vendas dhe udhëheqin një kryengritje kundër kurorës që do të ndryshojë përgjithmonë ekuilibrin e pushtetit në botë. Dhe qoftë hajdut apo hero, një njeri nga hiçi do të bëhet një simbol i përjetshëm i lirisë për popullin e tij.
Shkëndijat fluturojnë kur Elizabeta Bennet takon, të pasurin, dhe krenarin z. Darsi. Por zoti Darsi me gjysmë zemre e gjen veten duke rënë në dashuri me një grua nën klasën e tij. Ç'ë çdo kush mund të kapërcej krenarinë dhe paragjykimet e tyre?