Një operativ amerikan i cili pësoi humbje të kujtesës për shkak të torturave të rrëmbyesve të tij, zvarritet përsëri në botën vdekjeprurëse të spiunëve kur një kolege e tij humbet. Për ta gjetur, duhet të përdorë aftësitë që ka, por për të zbuluar të vërtetën, duhet të kujtojë të kaluarën.
Një vajzë e re teksa përpiqet të shpëtojë babanë e saj gjatë një uragani të shkallës 5, e gjen veten në një shtëpi të përmbytur ku do t'i duhet të luftojë me aligatorë për të shpëtuar jetën e saj.
Duke kërkuar një mënyrë për t'u larguar nga jeta dhe qyteti ku lindi, Tripi, një gjimnazist, ndërton Kamionin Monstër nga pjesë të makinave të braktisura. Pas një aksidenti në fabrikën e naftës shfaqet një krijesë e cuditshme dhe e pazakontë, e apasioniar pas shpejtësisë. Trip ka gjetur zgjidhjen për t'u larguar nga qyteti dhe njerëzit e padëshiruar.