Kur Paula largohet nga Rio de Zhaneiro për të rifilluar punën e saj si mjeke vullnetare në Amazonë, Teto harton një plan impulsiv për ta ndjekur dhe e gjitha kjo shkakton një kaos që nxjerr dhe ca të vërteta të fshehura nga të gjithë.
Djaloshi i pasur Teto është i vendosur të tregojë veten para Paulës, dashurisë së tij të zemrës. Por kur i thotë se është rritur i varfër, situata i del jashtë kontrollit.
Pas një aborti traumatik, Lola dhe burri i saj Adolfo adoptojnë Tinin dhe Tinën, dy vëllezër të ëmbël albinë me një edukim të rreptë katolik, i cili i shtyn të ndjekin Biblën fjalë për fjalë.
Gjatë festimit të një dasme në një fshat pothuajse të braktisur, të moshuarit e shtëpisë së azilit dalin dhe shkaktojnë një masakër të vërtetë tek gjithë të ftuarit në festë.
Nina, një ish agjente e fshehtë e Operacioneve Speciale të NATO-s, duhet të përdorë të gjitha aftësitë e saj vdekjeprurëse për të shpëtuar djalin e saj që është rrëmbyer nga gangsterë të pamëshirshëm. Gjetja e Maksit është një shans i dyfishtë për të. Një shans për një ndjenjë të re adrenaline dhe mundësinë e rikthimit në jetë për djalin e saj.
Shumë vite pas dorëheqjes së saj si oficere policie, Pipa jeton bashkë me djalin në fshatin e të parëve të saj për të qëndruar sa më larg krimit, por, edhe aty përfshihet në një sërë vrasjesh misterioze, të cilat janë të lidhura me familjen më të pasur të zonës që është burimi i të këqijave për banorët vendas.
Ndërsa qëndronte e fshehur nga kriminelë të rrezikshëm, një vrasëse del nga streha për të mbrojtur vajzën e të cilën e kishte braktisur më herët në jetë.
Një agjent i ashpër dhe i vetmuar i operacioneve speciale vë në dyshim punën e tij kur, pasi depërton në një sindikatë krimi, ndien dhembshuri njerëzore për djalin e vogël të shefit mafioz.
Një stjuardesë dhe i dashuri i saj planifikojnë të vjedhin një kuti me diamante për të shlyer një borxh të vjetër. Por 40,000 këmbë mbi tokë, grabitja e tyre shkon tmerrësisht keq dhe kthehet në një situatë pengmarrjeje...
Një polic i Nju Jorkut dhe gruaja e tij shkojnë për pushime në Evropë për të rigjallëruar shkëndijën në martesën e tyre, por përfundojnë duke u akuzuar për vdekjen e një miliarderi.
Ndërsa viziton familjen në Meksikë, adoleshenti Alex fiton një shok të pamundur kur zbulon një chupacabra të re të fshehur në kasollen e gjyshit të tij. Për të shpëtuar krijesën mitike, Alex dhe kushërinjtë e tij duhet të hyjnë në aventura të jetës.
Në vazhdën e vdekjes së mbretit Eduard, Uhtred i Bebbanburgut dhe shokët e tij luftojnë për një mbretëri të copëtuar me shpresën për të bashkuar më në fund Anglinë.
Shtatë gra dhe misteri i një vrasje që qëndron mes tyre. Por nuk është veçse një mister. Janë shtatë mistere, shtatë sekrete që mbartin ato në lidhje me vdekjen e të zotit të shtëpisë. Çfarë fsheh secila prej tyre? Kush është vrasësi? Kush e kurdisi gjithë skenarin misterioz?
Duke iu shmangur një skandali, një çift nga Stambolli fillon jetën nga e para në një fshat në bregdetin e Egjeut, por shpejt zbulojnë se vendasit janë të vendosur për t'i hequr qafe.
Në një nga zonat më të varfra të Parisit, populluar nga emigrantë, një këshilltare shkolle i përkushtohet punës me nxënës që kanë ndër të tjera edhe probleme sociale, ndërkohë që përballet me sfidat e jetës së saj.
Regjisori Paolo Sorrentino sjell dramën e tij personale ku tregohet jeta e bukur dhe plot gjallëri e një adoleshenti, merr një kthesë të fortë pas një tragjedie në familje, e cila e detyron të rritet para kohe dhe të marr vendime për të ardhmen. Film i bazuar në histori të vërtetë!