Pas vdekjes së prindërve të saj, Irisa lufton për të nxjerr bukën e gojës ndërsa kujdeset për vëllain e saj të sëmurë. Sheperd Lambrik, një aristokrat në dukje filantrop, shpreh një interes për t’i ndihmuar. Kur ai e fton atë në një mbrëmje ekskluzive, ajo pranon. Gjithashtu në mbrëmje marrin pjesë edhe shtatë individë të tjerë të dëshpëruar. Ata shumë shpejt e gjejnë veten të ngecur në vilën e Lambrikut dhe detyrohen të luajnë një lojë sadiste të quajtur “A Do Të Preferoje”, ku fituesi do të përfitojë shuma të paimagjinueshme parash. Ndërsa loja përparon, dilemat me të cilat përballet Irisa dhe të tjerët bëhen jashtëzakonisht vdekjeprurëse.
Xhesi braktiset nga i dashuri i saj pak para Krishtlindjeve, por prindërit e tij ende duan të festojnë Krishtlindjet me të ndërsa djali i tyre është larg. Më pas ajo takon kushëririn e tij, por sapo ai kthehet, Krishtlindjet bëhen shumë më të ndërlikuara.
Në 1979, një grup të rinjsh shkojnë të filmojnë një film pornografik në Teksas, por kur fqinjët e tyre të vjetër i shohin, të rinjtë përfundojnë në një situatë të rrezikshme.
E braktisur nga i dashuri, një gazetare muzike merr dy shoqet e saj më të mira drejt një aventure të fundit të egër në Nju Jork para se të shkojë në San Francisko.
Pasi që ai diagnostikohet përsëri me kancer dhe ajo pushohet nga puna ku punonte si gazetare
dhe shkruante mbi seksin, Bejli dhe Darla bëjnë një udhëtim rrugor së bashku që i detyron ata të bëhen më intim me njëri tjetrin.
Pasi kanë fituar kampionatin botëror, Belat e gjejnë veten të ndarë dhe zbulojnë se po muzika po i lë përfundimisht. Një mundësi e fundit për një turne jashtë SHBA-së, i bashkon sërish vajzat, për t’i vënë përballë aventurave, të papriturave dhe disa vendimeve të vështira...
Bela Barden është një grup, që përbëhet nga vajza të reja që këndojnë këngë pop dhe bazohen te pamja e tyre perfekte. Pas një dështimi katastrofik në finalet e vitit të kaluar, ato janë të detyruara të rigrupohen. Midis rekrutëve të reja, është edhe studentja Beka, një DJ e pavarur me asnjë interes për jetën në kolegj. Por, pasi takon Jesin, që është në grupin rival të djemve, Beka merr përsipër që të ndihmojë grupin e shoqeve që të futen përsëri në kompeticion.
Kur një forcë ushtarake nga Teksasi pushton lagjen e tyre në Bruklin, 20 vjeçarja Lusi dhe veterani i luftës Stupe duhet të mbështeten tek njëri-tjetri për t'ia dalë të mbijetojnë dhe të shkojnë në pikën e evakuimit.
Një ish marinsi i larguar nga SEAL i jepet një detyrë e re: Të mbrojë fëmijët Plamer nga armiqtë e babait të tyre të vdekur, një shkencëtar i qeverisë eksperimenti top-sekret i të cilit ndodhet ende në shtëpinë e tyre.