Pasi zemërohet në një shfaqje televizive dhe humbet shumë role, aktori i njohur Kevin Hart vendos të shkojë në një shkollë aksioni për të fituar një rol si aktor kryesor aksioni.
Kur vajza e një komandanti të njohur dhe të respektuar të bazës vritet, një detektiv i fshehtë thirret për të shqyrtuar çështjen dhe gjen një mori të fshehtash në West Point.
Vajza e mirë Sendi dhe Dani u dashuruan gjatë verës. Papritur zbulojnë se janë në të njëjtën shkollë të mesme, a do të jenë në gjendje të rindërtojnë romancën e tyre?
Terroristët vjedhin mbushje bërthamore nga ushtria amerikane, por nuk llogarisin në një pilotë dhe një roje të parkut nacional të cilët shkatërrojn planin e tyre.
Dy veteranët e luftës së Bosnjes, një amerikan dhe një serb, ndodhen papritur në një situatë të tensionuar me njëri-tjetrin, teksa njëri shfaq qëllimet e tij të vërteta…
Një hetues privat kthehet në vendlindjen e tij për të zgjidhur një mister në një spital privat. Aty, ai përballet me fantazmat e të shkuarës dhe zbulon të fshehta që ndryshojnë të ardhmen e tij dhe të shumë banorëve të qytetit.
Shoferi veteran i garave, Sam Munroe dhe i biri, edhe ky shofer nga një qytet i vogël, kapërcejnë konflikte familjare dhe profesionale, duke balancuar konkurrencën, egon, pakënaqësinë mosmarrëveshjet e garës, për t'u bërë edhe më të fortë.
Historia e vërtetë e krijuesit dhe kampionit të botës të garave me varka shpejtësie në det të hapur. Ben Aronof është një njeri që e nisi nga zero dhe me punë dhe zgjuarsi arriti shumë, por sa mundi ai ta mbante famën dhe pasurinë që krijoi?
Xhejms Ris, asistenti personal i ambasadorit amerikan të Francës, vepron fshehtasi si operativ i ulët i CIA-së. Duke kërkuar më shumë aksion, Risi pranon një punë që e bashkon me agjentin special shumë të ashpër Çarli Ueks, një njeri gjaknxehtë që dërgohet në Paris me një mision të një rëndësie ndërkombëtare. Tani, Risi e gjen veten në xhiron më të egër të jetës së tij ndërsa partnerët e rinj nuk ndalojnë askund në mënyrë që të ndalojnë armikun në këtë triler shpërthyes të pandalshëm.
Denzel Washington luan rolin e mbikëqyrësit të trenave të metrosë së Nju Jorkut të quajtur Uollter Garber, dita e zakonshme e të cilit futet në kaos nga një krim i guximshëm: pengmarrja e një prej trenave të metrosë. John Travolta luan si Rajdëri, gjeniu kriminal i cili, si udhëheqësi i një bande të armatosur prej katër vetash, kërcënon të ekzekutojë pasagjerët e trenit veç nëse i paguajnë një shumë të madhe parash brenda një ore. Ndërkohë që tensioni rritet nën këmbët e tij, Garberi vë në punë njohjen e tij të madhe të sistemit të metrosë në një betejë për ta mundur Rajdërin dhe për të shpëtuar pengjet. Por ekziston një gjëagjëzë që Garberi nuk mund ta zgjidhë: akoma edhe nëse grabitësit i marrin paratë, si mund t’ia dalin të arratisen?
Pumpkin e Honey Bunny vendosin të grabisin tavolinën në të cilën po hanin. Vinsent e Jules janë dy gangësterë që duhet të kryjnë një punë. Vinsent është i shqetësuar sepse duhet t’i bëjë shoqëri Mias, gruas së droguar të shefit të tij. Butch një boksier në shërbim të Marselusit, nuk e zbatoi urdhërin e shefit për të humbur në një ndeshje të tij. Vinsent dhe Jules janë në apartamentin që ishin në fillim, vranë dy banditë dhe mbajnë nën shënjestër një të tretë.
Për të nxjerr në pah një komplot grabitje, një agjent i FBI i nënshtrohet një operacioni, i cili përballet me identitetin dhe pamje fizike të një terroristi të pamëshirshëm.