Menjëherë pas vdekjes së babait të tij, një i ri i shqetësuar (Gael García Bernal) fillon një punë si dizajner grafik, por ka pak mundësi për të krijuar. Ëndrrat e tij intensive fillojnë të kapërcejnë jetën e tij të zgjuar dhe ai përfshihet gjithnjë e më shumë në fluturimet e fantazisë. Imagjinata e tij hiperaktive më pas fillon të ndërhyjë në miqësinë e tij me një fqinj të bukur (Charlotte Gainsbourg).
Në një mbrëmje të errët, një grup i fshehtë gjuetarësh mblidhen në tempullin Blodstone pas vdekjes së kryetarit të tyre. Në një memorial të çuditshëm, të ftuarit shtyhen të nisin gjuetinë për një përbindësh, por kjo gjueti do t'i përballë me diçka më të rrezikshme.
Tragjedia godet një çift të martuar gjatë pushimeve në shkretëtirën Marokene, duke prekur një histori ndërthurëse që përfshin katër familje të ndryshme.
Pas një aksidenti që trondit jetën familjare të saj, Ema një balerinë rreggaeton-i, niset në një odise në çlirim të vetvetes.
Një dramë e ndezur rreth artit, dëshirës dhe familjes në kohën moderne...
Drejtësia e më të dobëtëve: Një njeri misterioz shfaqet nga pyjet argjentinase për të ndihmuar një fermer të varfër dhe vajzën e tij, të cilët kërcënohen nga një bandë mercenarësh të punësuar për t'i detyruar ata të shesin tokën e tyre dhe për t'i marrë pronën.
Ky film përmban skena jo të
përshtatshme për fëmijët dhe përfshin lakuriqësinë dhe përdorimin e drogës. Këshillohet për më të rritur. Kjo histori është kopje e origjinalit.
Në vitin 1985, një grup kriminelësh tallen me sigurinë e Muzeut Kombëtar të Antropologjisë në qytetin e Meksikës për të nxjerrë 140 sende arkeologjike nga vitrinat e tyre.
Në Meksikë, dy djem adoleshentë dhe një grua tërheqëse, bëjnë një udhëtim, në të cilin mësojnë nja dy gjëra për jetën, shoqërinë, seksin dhe njëri-tjetrin.
Pavarësisht urrejtjes ndaj muzikës, që ka familja e tij prej brezash, i vogli Migel ëndërron të bëhet një muzikant i njohur, si idhulli i tij Ernesto de la Kruz. Në përpjekje të dëshpëruar për të provuar talentin e tij, djali e gjen veten në Tokën e të Vdekurve, ku do shplaloset pas shumë vitesh historia e vërtetë e familjes së tij.
Duke projektuar një mënyrë për të shpëtuar fermën e babait të tyre, vëllezërit Alvarez e gjejnë veten në një luftë me zotërit më të frikshëm të drogës në Meksiskë…
Një grup njerëzish që mundohen të kalojnë kufirin nga Meksika për në Shtetet e Bashkuara, përballen me një burrë i cili i ka marrë detyrat e mbrojtjes së kufirit në duart e tij prej rracisti.
Në Verona të Italisë - qyteti i bukur ku Romeoja takoi për herë të parë Zhulietën - ekziston një vend ku zemërthyerit lënë letrat e tyre duke i kërkuar ndihmë Zhulietës. Është aty ku shkrimtarja frymëzuese Sofi gjen një letër 50-vjeçare që do t’i ndryshojë jetën përgjithmonë. Ndërsa niset në një udhëtim romantik me autoren e letrës, tashmë gjyshe, dhe nipin e saj bukurosh, që të tre do të zbulojnë se ndonjëherë historia më e madhe e dashurisë mund të jetë e jotja.