Një grup ushtarësh të rinj elitarë, të udhëhequr nga kapiteni Drumond, kanë për detyrë të
mbledhin informacione shumë të klasifikuara që mund të ndryshojnë fatin e luftës.
Meredith, njeriu artificial, caktohet si shoqëruese e të veut të pikëlluar Uilliam, ajo është krijuar të sillet si gruaja e tij e ndjerë. Por në luftën për t'i dhënë fund shfrytëzimit të IA, një organizatë përpiqet të sabotojë programimin e saj.
Një mbrëmje makthi shpaloset për fqinjët David dhe Robert kur ata godasin aksidentalisht një grua me biçikletë dhe ikin nga vendi i ngjarjes. Ndërsa Davidi është gjithnjë e më i rrënuar nga ndjenjat e fajit, Roberti tregon një tjetër fytyrë të tijën...
Një vit e gjysmë pas shkatërrimit të qyteteve për shkak të një shpërthimi viral, një ish agjent FBI-je detyrohet të mbrojë një vajzë të re imune ndaj sëmundjes, prej një udhëheqësi të rrezikshëm bande që i është vënë pas asaj.
Në botën e artit bashkëkohor të korruptuar të qytetit të Nju Jorkut, tregtari i artit Xhon Kaplan dhe kreu i pamëshirshëm i mafies së Nju Jorkut, Majkëll Rubino, luftojnë për para, art, fuqi dhe dashuri.
Trashëgimtarja e gjysmës së sindikatës së krimit Yakuza, krijon një aleancë të pakëndshme me një të huaj me humbje kujtese, i cili beson se një shpatë e lashtë lidh dy fatet e tyre.
Ajo duhet të nisë luftën kundër gjysmës tjetër të sindikatës që e dëshiron atë të vdekur.
Aventurat e Zotit Xheims Bruk, i cili sfidoi Perandorinë Angleze për të sunduar një mbretëri xhungle në Borneo të viteve 1840, nisi një kryqëzatë gjatë gjithë jetës për t'i dhënë fund piraterisë, skllavërisë dhe gjuetisë së kokës dhe frymëzoi Lordin Xhim dhe njeriun që do bëhej mbret.
Një psikiatre mjeko-ligjore zbulon se një prej pacientëve të saj, vuan nga probleme të shumta personaliteti. Fakti shqetësues është se të gjitha personalitetet e këtij njeriut duket se kanë qenë viktima të vrasjeve brutale...
Ngjarjet e jashtëzakonshme në këtë Film janë bazuar në ato që kanë ndodhur vërtet. 12 Ushtarë norvegjez stërviten nga forcat e armatosura britanike për të ndërmarrë një mision sabotimit në Norvegji kundër nazistëve. Misioni i tyre ishte të shkatërronin aeroportet dhe fortesat gjermane. Por pasi misioni i tyre zbulohet nga nazistët, a do t'ia dalin ata ta kryejnë me sukses misionin e tyre, apo do të vriten të gjithë? Këtë e zbuloni vet duke parë këtë film të jashtëzakonshëm.
Një spiun izraelit me identitet të rremë gjerman, infiltrohet në inteligjencën siriane të viteve '80 dhe vihet në një terren të vështirë mes dashurisë dhe mbijetesës.
Xhejms Ris, asistenti personal i ambasadorit amerikan të Francës, vepron fshehtasi si operativ i ulët i CIA-së. Duke kërkuar më shumë aksion, Risi pranon një punë që e bashkon me agjentin special shumë të ashpër Çarli Ueks, një njeri gjaknxehtë që dërgohet në Paris me një mision të një rëndësie ndërkombëtare. Tani, Risi e gjen veten në xhiron më të egër të jetës së tij ndërsa partnerët e rinj nuk ndalojnë askund në mënyrë që të ndalojnë armikun në këtë triler shpërthyes të pandalshëm.