Frymëzuar nga ngjarje të vërteta. Një nënë beqare nga Teksasi Perëndimor fiton llotarinë dhe e shpërdoron po aq shpejt, duke lënë pas shumë lëndim. Vite më vonë, pa sharmin e saj dhe pa pasur një vend ku të shkojë, ajo lufton për të rindërtuar jetën e saj dhe për të gjetur lumturinë.
Artisti anglez Luis Uain u bë i njohur në fund të shekullit të 19-të për pikturat e tij surreale të maceve që duket se pasqyronin shëndetin e tij mendor.
Tasya Vos, një vrasës elitar, i korporatave, merr kontrollin mbi trupat e njerëzve të tjerë duke përdorur teknologjinë e implantimit të trurit për të ekzekutuar objektiva të profilit të lartë.
Xhek Harper është një nga riparuesit e fundit të droneve i pozicionuar në Tokë. Pjesë e një operacioni masiv për të ekstraktuar burime jetësore pas dekadash lufte me një kërcënim të tmerrshëm të njohur si Skavët, misioni i Xhekut është thuajse i përfunduar. Duke jetuar dhe patrulluar qiellin mahnitës nga mijëra metra lart, ekzistenca e tij e dhimbshme tronditet kur ai shpëton një bukuroshe të huaj nga një anije hapësinore të rrëzuar. Mbërritja e saj nxit një sërë ngjarjesh që e detyrojnë Xhekun të vërë në dyshim gjithçka që di dhe e vë fatin e njerëzimit në duart e tij.
Ish krimineli Xhejkob Sternvud detyrohet të rikthehet në Londer kur djali i tij perfshihet në një grabitje e cila dështoi. Për vite të tera ai i ka fshehur gjurmet e tij, por detektivi Maks Levinski s’ka reshtur kurre së kerkuari Xhejkobin.
Një film triler me spiunazh dhe nuk është kurrë e qartë na cila anë janë të mirët. Koleta arrestohet nga një agjent pasi që është një anëtare e dyshuar e IRA-s dhe shërbimet sekrete britanike do t'i shmangin burgun dhe largësinë nga djali i saj, në shkëmbim të informacioneve.