Në Romën e viteve 1970, Adriana adoleshente shpërngulet në një apartament të ri me familjen e saj. Ndërsa prindërit e saj zihen vazhdimisht, ajo refuzon emrin dhe identitetin e saj, duke dashur të bindë të gjithë se është djalë.
Në një fshat peshkatarësh të rrëmbyer nga era, një nënë është e ndarë mes mbrojtjes së djalit të saj të dashur dhe ndjenjës së saj për të drejtën dhe të gabuarën. Një gënjeshtër që ajo thotë për të copëton familjen dhe komunitetin e tyre.
Një muzikant i suksesshëm dhe premtues, por shpirtërisht i trazuar, kërkon frymëzimin për të regjistruar këngën e tij të radhës, duke u zhytur gjithnjë e më shumë në varësinë ndaj drogës...
Hu Baji, Shirl Jangu dhe Fati Uang punësohen nga Profesor Lini për t'u bashkuar me ekipin e mbrojtjes së relikteve kulturore. Gjatë një misioni, mësojnë se babai i Shirlit, kishte lidhje me qytetin antik Lop Nor. Të tre vendosin të zbulojnë vendndodhjen e babait të saj dhe sekretet e qytetit antik të Lop Norit. Kështu treshja, së bashku me profesor Linin dhe të tjerë, nisen për të kërkuar qytetin antik. Gjatë rrugës kalojnë shumë rreziqe dhe pas disa vështirësive, më në fund gjejnë qytetin e lashtë Lop Nor, por një krizë më e madhe i pret ende.
Një dramë për një djalë me aIbinizëm, i refuzuar nga babai i tij që në lindje, ai kalon një fëmijëri të dhimbshme me bullizëm e tragjedi, por me shpresë për të ardhmen.
Dy të sapomartuar zhvendosen në shtëpinë që kanë ëndërruar, ku zbulojnë një koleksion njëqind-vjeçar letrash shkruar nga një grua e re, e cila kishte vrarë veten pasi e kishte braktisur pronari i shtëpisë.
Flet për Vinsin, një ish-yll i dëshpëruar i muzikës pop, i cili ëndërron të rikthehet.
Një bashkëpunim i çuditshëm me bateristin e ri autik, Stivin, krijon një miqësi të papritur
mes dy muzikantëve të keqkuptuar.
Një grup ekspertësh të mediave sociale punësohen për të ndihmuar një biznes të vjetër familjar të lulëzojë. Por, së shpejti ata e gjejnë veten të mbërthyer në një ishull të vogël në mes të një liqeni, ku thuhet se jeton një shtrigë e lashtë suedeze.
Në një kamp në perëndimin rural, një grua pret e vetme që të mbërrijë
një shkëndijë e vjetër nga e kaluara e saj, e pasigurt për qëllimet e tij, ndërsa ndihet e turpëruar për të sajat.
Një grua e mërzitshme shqetësohet se mos do ta lërë i fejuari, kështu që punëson një hidraulik që ofron disa "shërbime ekstra". Teksa krijon ndjenja për të, ajo është e dyjëzuar mes të fejuarit të saj dhe dashurisë së re të gjetur.
Historia e Iratit, një vajzë e re që do të udhëheqë një grup luftëtarësh të krishterë dhe myslimanë përmes një udhëtimi në një botë të lashtë mitologjike ku gjithçka që ka një emër ekziston, në një përpjekje për të rimarrë një thesar të humbur.
Dy shoqe fëmijërie, Sesilia dhe Ema, takohen rastësisht pas një dekade. Sesilian e ftojnë në festën e beqarisë të Emës dhe përfundon në një vilë në mes të pyllit, në praninë e vajzës që e e ka bullizuar ne shkollë dhe me një mendje për të marë hak.
Tesi, një adoleshente që po vuan nga humbja e motrës së saj të vogël për të cilën ndihet fajtore, gjen ngrohtësi tek babai i saj dhe tek një djalosh problematik, por që bëhet tepër i rëndësishëm për të.
Kur Franklin i izoluar e tradhton partneren e tij me një vajzë misterioze që takon në një aplikacion takimesh, bëhet fillimi i një obsesioni vdekjeprurës.
Një murgeshë e ngarkuar me një detyrë të shenjtë gjen një të plagosur në pyll dhe kujdeset për të deri në çastin kur kapen prej njerëzve që e kërkonin për ta vrarë.
Një kurë për disa dhe një mallkim për të tjerët, ilaçet kundër ankthit të përshkruara
gjerësisht janë ekzaminuar nga pacientët dhe ekspertët në këtë dokumentar zbulues.
Një grua austriake shpëton nga presioni i drejtimit të vreshtit të familjes së saj duke luajtur hokej mbi akull.
Pastaj një lojtare e re mbërrin për të sfiduar botëkuptimin e saj të ngurtë, duke çuar në një natë që ndryshon jetën në rrugët e Vjenës.
Një moderatore e përmbajtjes në internet fshin një video vetëvrasjeje të bërë nga kolegia e saj. Por e pa sensibilizuar ajo nuk mund të shpëtojë as nga e kaluara e saj e trazuar dhe as nga një prani misterioze hakmarrëse.
Kur drejtuesi i një emisioni shkencor të dështuar për fëmijë përpiqet të përmbushë ëndrrën e tij të fëmijërisë për t'u bërë astronaut duke ndërtuar një anije raketë në garazhin e tij, ndodhin një seri ngjarjesh të çuditshme që e bëjnë atë të vërë në dyshim realitetin e tij.
Maj, 1987. Ndërsa kthehej nga një klub nate vajza e re në qytet Sara dhe shoqja e saj Rebe gjejnë një kukull të veshur me një fustan kungimi. Që nga ai moment, jeta e tyre do të bëhet një ferr i gjallë.
Ish-anëtarët e bandës dhe të porsamartuarit Al dhe Liezl ikin me një çantë të madhe parash, por ish-shefi i tyre do të shkojë në skajet e tokës për t'i gjetur.
Bij të emigrantëve nga Karaibet, Majkëlli dhe Fransis përballen me kuptimin e të qenit mashkull, identitetit dhe familjes në kohën e fillimit të rrymës të hip-hopit në Toronto.
Filmi ndjek Luizën, një psikiatre të re, e cila fillon të analizojë një burrë të errët dhe të mistershëm, por pas kësaj, njerëzit rreth saj fillojnë të vdesin.
Bigna dhe Frenku janë dy njerëz me mendime të ndryshme. Kur botët e tyre të ndryshme përplasen, ata përfshihen në mënyrë obsesive në një marrëdhënie pasionante.