Një miliarder i ndjerë i lë nipit të tij të rritur të llastuar një sërë detyrash të çuditshme për të kryer në mënyrë që të marrë "dhuratën më të madhe" dhe ky i fundit nuk e ka as idenë më të vogël se çfarë mund të jetë kjo dhuratë.
Një shefe kuzhine e fiksuar me perfeksionin mundohet të rrisë vajzën e motrës, që ka ndërruar jetë, teksa një shef tjetër kërcënon t'i marrë kuzhinën pa rregulla.
Gjatë pushimeve të verës në një rezort me familjen e saj, Frensis "Bebja" Hausman bie në dashuri me instruktorin e kërcimit të kampit, Xhoni Kasëll, i cili ndryshon shumë gjëra për të gjithë në familjen Hausman.
Xhordan Tërner është një operatore me eksperiencë e Urgjencës por pasi bën një gjykim të gabuar dhe një telefonatë përfundon keq, Xhordani tronditet dhe nuk është më e sigurt nëse mund të vazhdojë. Por më pas, adoleshentja Kejsi Uelson rrëmbehet në pjesën e pasme të makinës së një burri dhe i telefonon Urgjencës. Dhe Xhordani është ajo që duhet të përdorë gjithë eksperiencën, mendjempre- htësinë dhe mendimin e saj të shpejtë për ta ndihmuar Kejsin të arratiset dhe jo vetëm për të shpëtuar Kejsin, por për t'u siguruar që rrëmbyesi i saj të vihet përpara drejtësisë.
Një burrë mëson një vajzë se si ajo të kthehet në një armë vdekjeprurëse. Kur ajo mbush 18 vjeç, pikas një grup adoleshentësh që vrasin femra dhe këtu nis sezoni i gjuetisë.