Kur banka ku punon Oueni grabitet disa ditë përpara dasmës, të gjitha pistat shkojnë drejt një drejtimi të sikletshëm, drejt familjes së tij të ardhshme.
Opa dhe Edi udhëtojnë në kohë nga ishulli i tyre në vitin 1835 në kohën e sotme në Shangai. Pasi kalojnë ditën në qytet ato njihen me lajmin e tmerrshëm që specia e tyre është zhdukur.
Fil është një djalë i ri, i lidhur së tepërmi me telefonin e tij. Pasi detyrohet të blejë një të ri, njeh edhe Xheksën, inteligjencën artificiale të telefonit, e cila ka qëllim t'i përmirësoje jetën. Por, gjërat marrin tjetër rrjedhë, kur Xheksa dashurohet pas Fil dhe kërkon t'i kontrollojë atij jetën. Si do përfundojë marrëdhënia e tyre?
Noa kalon një natë të parë të përkryer me Ejvërin, vajzën e ëndrrave të tij, por ajo nuk e sheh në të njëjtën mënyrë. Ai kalon tre vjet duke menduar çfarë shkoi keq - deri në momentin që i jepet mundësia e papritur të udhëtojë pas në kohë dhe ta ndryshojë atë natë - dhe fatin e tij - disa herë me radhë.
Një vajzë e re që po vajton humbjen e mamasë së saj, një aktore e famshme filmash horror të viteve 80, e gjen veten të përfshirë në filmin më të famshëm të mamasë së saj. Të bashkuara, gratë duhet të luftojnë maniakun vrasës të filmit.