Bazuar në historinë e vërtetë për çiftin e martuar prej kohësh Xherri dhe Marxh Selbee,
të cilët fitojnë lotarinë dhe përdorin paratë për të ringjallur qytetin e tyre të vogël.
Frymëzuar nga një histori e vërtetë. Al Pacino luan rolin e yllit të rokut në vitet '70, Deni Kollins, i cili nuk hiqte dot dorë nga droga. Por, kur menaxheri i tij zbulon një letër 40-vjeçare që ia kishte shkruar Xhon Lenoni, ai vendos të ndryshojë drejtim dhe niset në një udhëtim për të rigjetur familjen e tij dhe për të nisur aktin e dytë në jetë...
Anëtari idealist i stafit të Senatit, Deniëll J. Xhons, i urdhëruar nga shefja e tij për të drejtuar hetimin mbi programin e burgimit dhe marrjes në pyetje të CIA-s pas 9/11-ës, zbulon sekrete tronditëse.
Dashuria, jeta dhe mundimet e një nëne që rrit një djalë në fillim të viteve ’70. Injoranca e një shpirti të lirë kundër nevojave të një burri të ri që mundohet të gjejë karakterin dhe besimin e tij të vërtetë. Pasi jetonin në një shtëpi boheme, të ndarë me tre njerëz të tjerë të ngjashëm me ta dhe energjikë për të ndihmuar në pagesën e qirasë, mamaja e tij mundohet të vendosë lidhje që ai nuk i përballon dot. Ajo nuk e përballon dot paaftësinë e tij për të folur, dhe kërkon ndihmën e femrave të tjera në jetën e tij për të ndarë barrën e rritjes së tij.