Pas Luftës së Dytë Botërore, Herri Haft është një boksier që ndeshet kundra patriotëve të tij në kampet e përqëndrimit. I përndjekur nga kujtimet e dhimbshme, ai mundohet ta përdorë boksin si mënyrën për të bërë jehonën e duhur për t'u kthyer tek dashuria e tij.
Një fermer i thjeshtë pranon të shoqerojë një të jashtligjshëm e të rrezikshem në trenin për në Juma, ku ai do të gjykohet për të gjitha krimet e kryera, por kjo gjë nuk do të jetë aq e thjeshtë sa dukej.
Historia e një çifti të zakonshëm që kalon fatkeqësitë, vështirësitë dhe lumturitë që ka jeta bashkë. Sfida të zakonshme që mund të jenë pjesë e jetës së kujtdo, por që bëhen më të lehta kur përballen bashkë dhe kur dashuria është pjesë e jetës.
Artur Bishop mendonte se mund ta linte pas të kaluarën e tij si vrasës, por një nga armiqtë e tij më të vjetër, Krein, nuk e lejoi. Duke i rrëmbyer të dashurën, Xhina, Arturit i duhet të ekzekutojë tre konkurrentë të Kreinit. I detyruar të udhëtojë përgjatë globit, do i duhet të bëj atë që ai di të bëj më mirë, të vrasë dhe ta bëj të duket si aksident. Do arrij ai ta shpëtoj Xhinën?
Mbretëria e Azeroth gjendet në prag lufte teksa popullsia e saj përballet me një rracë të frikshme pushtuesish: luftëtarët Ork, të cilët largohen nga shtëpitë e tyre që janë drejt shkatërrimit për të kolonizuar një tjetër. Teksa një portë hapet për të lidhur të dy botët, një ushtri gjen shkatërrimin dhe tjetra zhdukjen. Nga palët e kundërta, dy heronjtë vendosen në një përballje që do të vendosë fatet e familjes, njerëzve dhe shtëpive të tyre.
Bazuar në një histori të vërtetë. Në 18 Shkurt të vitit 1982 një stuhi e madhe e ndan cisternën Pendëllton në dy pjesë, duke mbajtur brenda më shumë se 30 marinarë. Pavarësisht motit shumë të keq, Berni Ueber merr tre njerëz në një varkë shpëtimi dhe shpëtojnë ekuipazhin, një operacion që konsiderohej i pamundur.
Një gazetar sportiv irlandez është i bindur se performanca e Lens Amstrongut gjatë Turneut të Francës, është e mbushur me substanca të ndaluara. Me bindjen e tij, ai fillon hulumtimin për prova që do të ekspozojnë Armstrongun.