Katër kafshë të llastuara nga kopshti zoologjik qendror i Nju Jorkut shpëtojnë me ndihmën e paqëllimshme të katër pinguinëve të arratisur. Ata më pas e gjejnë veten në Madagaskar mes lemurëve të lumtur.
Dy baballarë me personalitete të kundërta bashkohen për të festuar martesën e
fëmijëve të tyre. Ata janë të detyruar të kalojnë së bashku javën më të gjatë
të jetës së tyre, dhe dita e madhe nuk mund të vijë shpejt mjaftueshëm.
Kur patriarku i një familjeje mosfunksionale vdes, funerali i tij kthehet në një cirk familjar. Kufoma në vendet e gabuara, shantazh, shfaqje të pahijshme dhe një kufomë që nuk qëndron brenda në kuti fillojmë festën, por kur sekretet e vjetra të familjes fillojnë të dalin në shesh, i gjithë ferri lëshohet i lirë.
Luani Aleks, zebra Marti, gjirafa Melman dhe hipopotami Gloria luftojnë ende që të kthehen në shtëpinë e tyre në kopshtin zoologjik në Nju Jork. Natyrisht që edhe mbreti Xhulian, Mori dhe pinguinët do të jenë pjesë e kësaj aventure. Udhëtimi i tyre këtë herë do t'i çojë në Evropë ku do bëjnë zbulimin e radhës: një cirk të rënuar, të cilin do ta ngrenë nga e para për ta përdorur që të përmbushin misionin e tyre.
“Si Fëmijë 2”, rikthehet me ca shtesa që do ta bëjnë këtë film akoma më zbavitës. Pas fundjavës së paharruar vite më parë, Leni vendos që të shpërngulë familjennë qytezën e lindjes, për të qënë afër miqve. Por mes horrave të vjetër, horrave të rinj, shoferëve të autobusëve të pakontrollueshëm, policëve mbi ski dhe 400 njerëzve që futen në çdo festë, Leni zbulon se ndonjëherë çmenduritë të ndjekin kudo që të shkosh...