Një polic, një grabitës bankash dhe një komisioner i fuqishëm futen në negociata ku janë të përfshira shumë rreziqe, kjo pas veprimeve fantastike të kriminelit në një situatë pengmarrje.
Biografia epike e liderit influencues dhe nacionalist, me ngjyrë, nga jeta e tij e hershme ,fëmijëria me probleme, vrasja e babait predikues dhe diagnostikimi i mamasë me probleme shëndetsore në karrierën si gangster dhe burgut ku njihet me popullin islam deri tek antarësimi i tij në këtë të fundit.
Pas 10 vitesh në arrati nga akuza për tradhti, agjenti më i mirë i C.I.A-s, dorëzohet. Por kur shtëpia e sigurisë ku ai mbahej, sulmohet nga mercenarët, një agjent i ri do ta ndihmojë të arratiset. Tani dy aleatët e pazakontë, duhet të mbijetojnë si të mundin dhe të zbulojnë njeriun përgjegjës që i do me çdo kusht të vdekur...
Ilai, një luftëtar i vetmuar që endet në një peisazh post-apokaliptik, duke ruajtur një libër, një volum misterioz që në një farë mënyre mban çelësin e rindërtimit të qytetërimit dhe shpëtimit të njerëzimit. Ilai mbërrin në një qytezë të vogël të komanduar nga i ashpri Karnegi, rol i luajtur nga Gary Adman, një despot tipik post-apokaliptik që dëshiron me çdo kusht atë libër. Mila Kunis është Solara, e dërguar nga Karnegi për të joshur Ilain, por që përfundon duke luftëtuar në krah të tij.