Miles Morales katapulton nëpër Multivers, ku ai ndeshet me një ekip Spiderash të ngarkuar me mbrojtjen e ekzistencës së multiversit. Kur heronjtë përplasen me njëri-tjetrin se si të trajtojnë një kërcënim të ri, Miles duhet të ripërcaktojë se çfarë do të thotë të jesh hero.
Adoleshenti Majlls Morales bëhet Spidermen i realitetit të tij, ku rruga e tij kryqëzohet me pesë homologët e tij nga dimensione të tjera kohore. Atyre u duhet të ndalin një kërcënim të rëndë për të gjitha realitetet.
Gjate vitit 1987 kur Bumblebee është në arrati gjen strehë në një garazh në një qytet të vogël të plazhit të Kalifornisë. Aty njihet me një 18 vjeçare dhe të dy nisin një aventurë të mundimshme!
Një agjent i shërbimeve sekrete(Kevin Costner), me një historik të rëndë, mëson se vuan nga një sëmundje vdekjeprurëse dhe se i kanë mbetur vetëm pak muaj jetë. Kjo do bëhet shkak për të braktisur profesionin e tij dhe për tu kthyer tek familja e tij, duke u munduar të rregullojë marrëdhënjet me ta dhe veçanarisht me vajzën e tij(Hailee Steinfeld).
Romeo dhe Xhuljeta martohen fshehurazi, pavarësisht inatit që mbanin familjet e tyre. Sidoqoftë, nuk kaloi shumë kohë para se një zinxhir ngjarjesh të ndryshojë jetën familjeve të tyre përgjithmonë.
Toka u shkatërrua nga Formiksët, një racë aliene në dukje e vendosur për të shfarosur njerëzimin. Shtatëdhjetë vjet më vonë, njerëzit e Tokës mbeten të bashkuar për të parandaluar zhdukjen e tyre nga kjo specie aliene superiore nga ana teknologjike. Ender Uigin, një djalosh i qetë por brilant, mund të bëhet shpëtimtari i racës njerëzore. Ai ndahet nga motra e tij e dashur dhe vëllai i tij tmerrues dhe sillet në shkollën e betejave në orbitën rreth Tokës. Ai do të testohet dhe do të kthehet në një vrasës të ndjeshëm i cili fillon të ketë neveri për atë që bën ndërsa mëson të luftojë me shpresën për të shpëtuar Tokën dhe familjen e tij.
Pas një paraqitje turpëruese grupi Barden Bellas futet në një kompeticion ndërkombëtar të cilin nuk e ka fituar asnjëherë ndonjë ekip amerikan, në mënyrë që të rifitojnë emrin e tyre dhe të drejtën për të performuar përsëri.