Pas shumë e shumë ditësh, javë e net pa gjumë, dhe pas shumë mundimesh e rrezikim të jetës, policët dhe hetuesit përndjekës të Bernardo Provenzanos, arrijnë ta kapin Kumbarin e Fundit që kërkohej prej 40 vitesh për vrasjet e bëra nën drejtimin e Cosa Nostras.
Pas kapjes së Salvatore Riina, komanda e Cosa Nostras i kaloi Bernardo Provenzanos. Provenzano është njeriu që, bashkë me Riinan, ka marrë pjesë në drejtimin e Mafies dhe ka urdhëruar vrasjet e shumë figurave të njohura, duke përfshirë edhe gjykatësit Falcone e Borsellino. Provenzano trashëgoi nga Riina një Cosa Nostra të dobësuar nga luftërat me shtetin dhe nga humbjet e njerëzve të tyre. Dalëngadalë dhe pothuajse në heshtje, Provenzano e ringre sërish, por këtë herë me shumë zgjuarsi dhe me paqe, pa pranuar të bëjë luftë me shtetin, duke preferuar të qëndrojë në hije dhe të jetë i padukshëm. Në këtë mënyrë, arriti ta bëjë më të fortë dhe më të rrezikshme Cosa Nostran. Për kumbarin e fundit në fakt nuk dihet pothuajse asgjë: të penduarit nuk tregojnë asgjë, nuk e dinë ku fshihet, shumë pak e dinë ç’fytyrë ka, sepse e vetmja foto e tij është bërë 50 vite më parë, kështu që, Bernardo Provenzano, kreu i një prej organizatave më të rrezikshme, është një fantazmë. Për ta kapur, policia italiane vendosi të krijonte një grup me hetues specialistë që kanë vetëm një qëllim, një mision: t’i japin fund përndjekjes më të gjatë në histori kriminale.
Në këtë film tregohet jeta e ish-futbollistit Diego Armando Maradona, që nga fëmijëria e tij deri tek ataku i parë në zemër.
Vendimi i tij për të rikuperuar veten dhe për të rinisur përsëri futbollin.
Kjo është historia e një familje kriminale nga Kalabria, aty ku “vendeta” (gjakmarrja) është ende gjallë. Tre vëllezër, bij të një bariu të vrarë, janë shumë të ndryshëm nga njëri-tjetri. Luixhi, tregtar ndërkombëtar droge, Roko, biznesmen i klasës së mesme dhe Luçano, që bën jetën e heshtur të një bariu... Kur njëri nga vëllezërit bëhet pre e vendetës, jetët e tyre do të tronditen, pa kthim pas.
Duke pasur frikë nga fundi i botës, një veteran lufte me çrregullime të stresit post-traumatik, fillon të ndërtojë një strehë nëntokësore. Por njohja me Xhesikën e bukur do t'ia trazojë edhe me keq mendjen...