Një grua polake shkon me motrën e saj në Amerikë në kërkim të ëndrrës amerikane por motra e saj e sëmurë nuk e kalon dot kufirin, ajo detyrohet të bëjë një jetë bordellosh. Një prestigjator përpiqet ta shpëtojë dhe ta bashkojë me të motrën por gjërat nuk janë aq të thjeshta.
Në vitin 1942, një oficer i inteligjencës Kanadeze në Afrikën e Veriut njihet me një luftëtare të Rezistencës Franceze në një mision vdekjeprurës pas linjës së armikut.
Kur ata ribashkohen në Londër, lidhja e tyre vihet në provë nga presionet e luftës.
Edhe të rritur, shokët e ngushtë Sofi dhe Xhulien vazhdojne lojën e çuditshme që kanë nisur që në fëmijëri. Një garë e çmendur për të sfiduar njëri-tjetrin nëpër baste të guximshme. Kjo lojë mund të jetë një mënyrë për të mos u përballur me faktin që jane të bërë për njëri-tjetrin.
I vendosur në krye të përkujdesjes së djalit të tij, Alani largohet nga Belgjika për të shkuar të jetojë me motrën e tij dhe burrin e saj si një familje. Lidhja e Alanit me Stefaninë, një stërvitëse balenash vrasëse, bëhet edhe më e thellë pasi Stefania pëson një aksident të tmerrshëm.
Kur Kallum Linç eksploron kujtimet e paraardhësit të tij, Agilarit, dhe fiton aftësitë e një Vrasësi Mjeshtër, ai zbulon që është pasardhës i shoqërisë sekrete të vrasësve.
1941. Në Francën e përgjumur në shekullin e 19-të, të qeverisur nga avulli dhe Napoleoni V, ku shkencëtarët zhduken në mënyrë misterioze, Avril, një adoleshente, shkon të kërkojë prindërit e saj shkencëtarë të humbur.
Makbethi, Baroni i Glamisit, merr një porfeci nga një treshe shtrigash, se një ditë ai do të bëhet mbreti i Skocisë. I etur nga ambicia dhe i nxitur të veprojë nga bashkëshortja e tij, Makbethi vret mbretin e tij dhe arrin të marrë fronin.