Vetëm sekonda pas ngjarjeve tek “Rrënimi”, Bilbo dhe grupi vazhdojnë të ngjiten në një mal thesari që ishte ruajtur prej shumë kohësh. Por me Gandalfin e Thinjur, i cili po përballej me disa armiq të vështirë, Hobiti mbetet në disavantazh kur ushtria brutale me orkë e drejtuar nga Azog Përdhosësi kthehet pas. Por me ushtritë e tjera, si ajo e kukudhëve dhe ajo e njerëzve të Qytetit në Liqen, të cilave nuk u besohet, vihen në provë nga tërbimi i Smogut, forca absolute e Azogut, dhe ushtria e plotë Sauronit plotësojnë sulmin. Me pak fjalë, ushtritë e besuar kanë dy zgjedhje: të bashkohen ose të vdesin. Por për më keq, Bilbo vihet në teh të thikës dhe e gjen veten duke luftuar me të gjithë forcën për shokët e tij xhuxhë, pasi shpresa për Mesin e Tokës ishte vënë e gjitha në duart e Bilbos. Gjëja e vetme “e shtrenjtë” për t’u dhënë fund të gjithave.
Pasi kaluan me sukses përtej - dhe poshtë - Maleve të Mjegullta, Thorini dhe Shoqëria e tij duhet të kërkojnë ndihmën e një të huaji të fuqishëm para se të përballen me rreziqet e Pyllit Mirkvud - pa patur Magjistarin e tyre. Nëse arrijnë të shkojnë në koloninë njerëzore të Lejktaunit, do të jetë koha për hobitin Bilbo Bagins të përmbushë kontratën e tij me xhuxhat. Kompania duhet ta përfundojë udhëtimin në Malin e Vetmuar dhe hajduti Bagins duhet të kërkojë Derën e Fshehtë që do t’i lejojë të hyjnë në territorin e dragoit Smog. Dhe ku ka shkuar vallë Gandalfi? Dhe cila është puna e tij sekrete në jug?
Bilbo Bagins hyn në një kërkim për të marrë mbrapa Mbretërinë e humbur të Xhuxhave të Ereborit nga dragoi i frikshëm Smog. Pasi afrohet papritmas nga Gandalfi i Hirtë, Bilboja e gjen veten në shoqërinë e trembëdhjetë xhuxhave të udhëhequr nga luftëtari legjendar, Thorin Okenshild. Udhëtimi i tyre do t'i çojë në Shkretëtirë, përmes tokash tradhtare të mbushura me goblinë dhe orkë, Uargë vdekjeprurës, Merimanga Gjigante dhe shtriganë. Edhe pse qëllimi i tyre gjendet në Lindje dhe në djerrinat e Malit të Vetmuar, ata më përpara duhet të shpëtojnë nga tunelet e goblinëve, ku Bilboja takohet me krijesën që do t'i ndryshojë përgjithmonë jetën... Golumin.
20 vjet pas provës së parë qe nuk u mbyll me sukses, pesë miq kthehen në qytetin e rinisë për ti shkuar deri në fund maratonës së pijes. Rrugës për tek klubi "Fundi i botës" ata kuptojnë riskun në të cilin ndodhej njerëzimi.
Polici i jashtëzakonshëm i Londrës Nikolas Enxhëll transferohet padashur në një fshat të çuditshëm anglez dhe çiftëzohet me një partner të ri budalla. Ndërkohë, Nikolas dyshon një komplot të keq që ka përfshirë të gjithë banorët.